307 foto deri tani në faqen stoprrenimit.com. Cila do jetë e ardhmja e kësaj iniciative?

Postuar në 22 Gusht, 2013 11:31

Një javë pas hapjes on-line të faqes “stoprrenimit.com”, numri i denoncimeve nga qytetaret ka shkuar 307. Denoncimet më të mëdha vine nga Tirana, Vlora, Durrësi.

Ndërtime në oborresh shkollash, zaptime lulishtesh e kate pa leje, masakra urbane tashmë po shpaloset para syve tanë por edhe të pushtetarëve. Bregdeti po ashtu ka një numër të madh denoncimesh. Jo rrallë, në denoncime përmenden emra konkretë të personave abuzivë.

Pyetja është, sa forcë do të ketë qeveria Rama të shpërthejë bombën e ndërtimeve abuzive, sidomos kur fijet e tyre lidhen sa djathtas dhe majtas në majë të piramidës.

Edhe Berisha pati dhënë një numër celulari për “ankesa” ndaj abuzimeve, por, askush nuk duket t’ia ketë “parë hajrin”.  

k.c.

 

(fotot marrë "random" nga faqja e denoncimeve)

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Eshte po e njejta politike shkarrimtare qe beri populisti berisha. Eshte po e njejta politike e kuqe komuniste: Cfar do populli ben partia. Politike depresive, politike emocionale e psikopatike e unit te pamposhtur te zapberjes. Politike gjunjezimi e corjentimi e politike konfliktuale. Gjithmone shqiptaret e kan henger tollumin nga udheheqesit karizmatike. Karizmatik ishte Mbreti, Diktatori, Sali Berisha e karizmatik eshte edi Rama. Populizem do te thote te luash me ndjenjat e popullit dhe eshte nje forme e politikes jo reale e te mbash ne linje te perhershme mjergullen e konfliktit. Populistet nuk flasin me gjuhen e ligjit po me gjuhen e emocioneve.</p>

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Mbeshtetes dhe admirues i Edi Rames me duhet te them qe pikerisht kjo forme e denoncimit eshte nje imitim naiv &nbsp;i dacibaos(shkrim,mendim,denoncim me germa te medha i varur ne mur) Maoiste.</p><p>Mund te jete nje forme sensibilizimi ndaj fenomenit kerpudhe te ndertimeve abuzive por nuk merr ne konsiderate efektet anesore ku me negativja eshte ajo qe shteti qe duam te ndertojme qenka i paafte te shikoje me syte e ligjit nje ndertim pa leje apo me leje klienteliste. Per ta banalizuar rastin do te ishte njelloj si te lajmeroheshin qytetaret per te informuar prokurorin e krimeve te renda per çdo &nbsp;makine te parkuar gabim..... Nese behej fjale per ndertime te nendheshme edhe mund te kuptohej kerkesa per ndihme nga qytetaret per ti zbuluar por kur nje objekt(i patundshem) qendron aty stoik ne pritje te shtetit qe ta indentifikoje bashke me te zotin (me laps,celular, avion apo satelit) &nbsp;atehere po jep mesazhin qe je i paafte ta besh vete kete pune mese te rendomte.</p><p>Do te isha shume kurioz se si do te ecej me seleksionimin e prishjeve dhe ne çmenyre e me çmjete do te realizohej shkaterrimi i nje pallati,shtese apo objekti me banore brenda. Modeli kafsho dhe largohu apo kafsho,pastro dhe me pas largohu duke i lene ish poseduesit faturen me kostos se nderhyrjes si dhe dy foto falas me rezolucion te madh si kujtim para dhe pas &nbsp;operacionit #stopshkaterrimit ........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.