Bie Kukësi, bashkë me të dhe dhjetëra shishe nga tifozët në fushë

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:01

Ka përfunduar me sa duket ëndrra kuksiane për të luajtur në grupet e Ligës së Europës, dhe për të patur mundësi të ndeshet me emra të mëdhenj të Europës. Drama kuksiane quhet Trabzonspor. Ekipi kuksian ka humbur 0:2 në një ndeshje kaotike, ku pas golit të parë në ’31 (shënuar me penallti) kuksianët nuk arritën të marrin më veten.

Pavarësisht se policia kish premtuar se do të ushtrohej kontroll i imtësishëm për paranadalimin e futjes në stadium të mjeteve e sendeve të forta, fishëkzjarreve, shisheve të ndryshme, kapsollave, flamujve me shkopinj, parrullave me mbishkrime jo të pershtatshme e te ndaluara etj., në momentet kur tifozët e panë se ndeshja ishte e “ikur” hodhën një mori shishesh uji  në fushë, si për të treguar që ne jemi një popull që nuk dimë ta pranojmë humbjen.

Ndërsa Skënderbeu, me humbjen minimale 0:1 në Ukrainë kundër Odesës, i ka ende të hapura shpresat për një vend në fazën e grupeve.

k.c.

 

Më gjerësisht:

 http://www.panorama-sport.com/lajmi-kryesor/151190/

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; jo thjeshte nuk dime te pranojme humbjen, por jemi ne nivele papergjegjshmerie qe jane vetem femijet nen 4 vjec; i mbeshtesim dhe krenohemi me kedo shqiptar qe ecen prej investimit te vete, sikur te ishte investimi yne...dhe e shkelmojme shume shpejt nje pjese tonen kur ajo humbet ne konkurrim, a thua se nuk ishin ata te para nje dite...</p><p>&nbsp; Keto detaje jane nga me trishtueset ne formimin qytetar e identitar... kuptohet qe kjo nuk eshte tipar i cdo shqiptari, por me duket se eshte shume i shfaqur dhe shume shqetesues, mes nesh. Uroj qe zhvillime te metejshme te sjellin pjekuri identitare dhe koncept shtetformimi (qe eshte shume i lidhur me pergjegjshmerine).</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.