Mëhilli: Libri shkollor, një mall publik me specifikën e të cilit abuzohet në mënyrën më të paskrupullt

Postuar në 23 Gusht, 2013 01:39

Antoneta Mëhilli, pronare e librarisë ETA, në një shkrim dërguar dje me email në Respublica ngre një shqetësim jo të vogël lidhur me shpërndarjen e librit shkollor, me të cilin abuzohet në mënyrën më të paskrupullt, siç thotë ajo.

Shqipëria mbetet ndoshta i vetmi vend në botë ku edhe librat shkollorë shpërndahen sipas lidhjeve klienteliste nga militantët partiakë, me një mungesë totale të transparences, ndërsa nxënësit dhe qytetarët mbeten viktima të një sistemi korruptiv ku mungon transparenca, përgjegjësia dhe konkurrenca e ndershme, shkruan Mëhilli.

Ndërsa deri vjet libri shpërndahej nga librarët të thirrur nga MASH dhe të pajisur me licencë, në rrethana të paqarta, MASH-i i kalon listën e librarëve me të drejtë shitje të librit shkollor një kompanie private – Mediaprint – e përfolur për lidhje me pushtetin. Mediaprint u heq librarive të drejtat e shpërndarjes së librit shkollor dhe ua jep personave të palicencuar. Asnjë detaj për këto ndryshime; asnjë transparencë, shkruan më tej Mëhilli, duke akuzuar për këtë MASH dhe persona të caktuar në këtë ministri, si fjala vjen z. Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të arsimit, i cili, sipas saj, thotë se ministria nuk merret fare me shpërndarjen e librit!... Por Mëhilli mendon se z. Kristiqi dhe të tjerë në këtë ministri kanë lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me kompaninë private Mediaprint, ndaj dhe shtron pyetjet: A është bërë ndonjë transparencë në mënyrën e dhënies të së drejtës për shpërndarjen e librit? Si është e mundur që një kompani e cilësuar nga shumë librarë si “kompani e qeverisë” bën ligjin në shpërndarjen e librit shkollor pa asnjë lloj përgjegjësie ndaj askujt? A është normale që për librin shkollor, një mall me interes publik, të lidhen marrëveshje të dyshimta e jo-transparente nën petkun e arrogancës së pushtetit?

Zh.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>Zonja e nderuar ngre me shume te drejte nje problem qe duhet te pushtonte faqet e te tera gazetave ne kete prag fillimi shkollor. Po kush e degjon?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.