40 vjet Watergate: Biblioteka Nixon zbardh aferën përgjuese që tronditi Amerikën, shuan një nga kuriozitet më të madha historike!...

Postuar në 23 Gusht, 2013 01:33

Mori emrin “Skandali i Watergate-it” dhe ka hyrë në fjalorët e botës si një fjalë me kontekst simbolik për të treguar afera përgjimi. Në verë të vitit 1973 Presidenti amerikan Nixon u përfshi nga skandali, kur disa persona hynë fshehurazi në selinë e Partisë Demokrate në kompleksin e apartamenteve Watergate të Uashingtonit. Vjedhësit, që kishin lidhje me komisionin për rizgjedhjen e Niksonit u kapën kur po përpiqeshin të gjenin material për diskreditimin e kundërshtarëve të tyre politikë.

 I përballur me akuza kriminale se ishte përpjekur të mbulonte vjedhjen si dhe me fillimin e procedurave për shkarkimin e tij si president, Nixon dha dorëheqjen më 9 gusht 1974. Ai u fal pas një muaji nga pasuesi i tij, Presidenti Gerald Ford.

340 orë bisedat e regjistruara fshehurazi nga Presidenti amerikan Riçard Nikson në hotelin “Watergate" janë bërë publike këto ditë, 40 vjet pas ngjarjes nga Biblioteka Nixon në Los Anxheles.

"Është tepër interesante të dimë se çfarë mendonte ai për udhëheqësit e tjerë. Dhe pikërisht këtë mësojmë nga këto regjistrime, mendimet e tij të hapura dhe bisedat e tij me njerëz si Brezhnjevi. Është shumë e rëndësishme që studiuesit të dëgjojnë se ç'bisedohej në Zyrën Ovale mes këtyre udhëheqësve shumë të rëndësishëm”, thanë ekspertët e historisë.

Figurat politike që përfshihen në këto regjistrime janë tre politikanë që më vonë do të pasonin Presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë: Gerald Ford, Ronald Reagan dhe George H.W.Bush.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.