PS-ja do të zhbëjë të gjitha koncesionet e gabuara, thotë Felaj

Duke u nisur nga vendimi i fundit i Agjencisë së prokurimeve Publike për të shpallur fituesin e tenderit për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, ka dalë përpara medias për të deklaruar edhe një herë se ndër vendimet e para të qeverisë “Rama”, do të jetë zhbërja e koncensioneve të gabuara nga ana e qeverisë në largim. “Edhe pse përmes një vote plebishitare shqiptarët zgjodhën ndryshimin në zgjedhjet e 23 qershorit, qeveria në ikje ende vazhdon të ndërmarrë vendime të cilat bien ndesh me interesin publik dhe në të njëjtën kohë nuk plotësojnë vullnetin e popullit që u shpreh përmes votës”, ka deklaruar ajo. Tenderin për Portin e Durrësit Felaj e cilëson si një tjetër plaçkitje e aseteve publike, që ka nisur vetëm tre ditë para zgjedhjeve dhe aspak transparent. “Mungesa e plotë e transparencës, por edhe periudha kohore kur ky proces u zhvillua, na bën të mendojmë se ky tender është një procedurë e pastër elektorale”, ka përfunduar Felaj.
Re.Pu
Add new comment