Tomorri, megjithëse në festë, i ngjan fushës së Qerbelasë, me skena makabre kërme dhe gjaku që s’të hiqen nga mendja

Postuar në 25 Gusht, 2013 05:06

Gazeta Shqiptarja.com boton një shkrim për festën e bektashjanëve në Tomorr, ku kryhet riti I therjes së kurbanëve në mënyrën më makabre, më të shëmtuar dhe më antihumane, në sy të njerëzve, të vegjël apo të mëdhenj qofshin, duke ndikuar thellë në ndërgjegjen e tyre.

Edhe vetë shenji Abaz Ali nuk do të ishte dakord me këtë masakër. Dhjetë mijë, qengja, dele e desh, të therrur, të rrjepur e të pjekur në sy të mijëra njerëzve, fëmijëve, grave, e burrave, por nuk ka sesi këto skena të ngjallin shpresën e besimit, dashurinë e Zotit. Çfarë dashurie tregohet në fakt me këtë orgji gjaku ndaj të shenjtit Abaz Ali?  A ka paqe e shpresë teksa sheh gjak e zorrë sheshit? Kurbani është një ritual, ndoshta i mirë, nuk po e gjykojmë, por duhet të bëhet brenda standarteve ligjorë dhe etikë, thuhet në shkrim.

Ndoshta ka ardhur koha të largohemi nga rituale të tilla, nga skena të tilla që nuk të sjellin aspak paqen, por vetëm tallaze gjaku, mbyllet shkrimi, duke sjellë një shqetësim jo të vogël dhe jo vetëm për Tomorrin, por për të gjithë Shqipërinë ku therjet e bagëtive bëhen në publik rrugëve.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Ndoshta ka ardhur koha të largohemi nga" keto mentalitete te egra e ç'njerzore arabo-aziatike.

Submitted by RP (not verified) on

nuk eshte mentalitet,por rit pagan.Duhen bere atje,se ofrohen fli(kurban),por sikudo ka ca rrumpalle edhe ne kete feste puro pagane,siç ka rrumpalle kur ndahet hashurja dhe qengjat e Pashkes.Pastaj,per kuriozitet,por keta lajmesit e shqiptarja.com ku e dine se therren gjedhet, ne fabriken e kukullave?

Submitted by Atdhe Gashi (not verified) on

O njerez po kjo dreq feje bektashizmi eshte shpikje e shejtonit o te dashur...
Nuk ka lidhje me asigjo te shenjte veq idiotizmit te shqiptarve qi vertet eshte I papare.

Submitted by Kult (not verified) on

Po c'feste e "bektashjaneve" moj zonje ose zoteri?!! A qofte edhe ai/ajo tek shqiptarja.com qe e ka shkruar keshtu...

Po jane "bektashinj" ore dhe eshte "festa e bektashinjve".

A dini shqip ju gazetare apo jo? Kur ketu po flitet nga te tera anet per drejtshkrimin e per standartin.

Pika!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Vetëm ne mund të festojmë në këtë mënyrë me një pamje të tillë gjaku të godetë në kokë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.