Rama kërkon redaktor të gjuhës shqipe nëpër institucione; gjoba atyre që shpërdorojnë letrën

Postuar në 24 Gusht, 2013 14:46

Kjo është ndoshta nisma më e mirë që kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mund të ndërmerrte në administratën shtetërore: ajo e marrjes së një redaktori për çdo institucion. Duke parë nivelin deri diku mediokër të gjuhës së shkruar shqipe në shkresat zyrtare, institucionet shqiptare e masakrojnë vazhdimisht atë. Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe. Ai ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe. Mësohet se në kryeminstri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar. Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjenci. Rama ka kërkuar edhe vendosjen e gjobave për shpërdorimin e letrës dhe kohës për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare.

Re.Pu

Comments

Submitted by Kult (not verified) on

Bravo!

Nisme shume e mire, e nevojshme per kohen tone ku rremuja dhe corientimi gjuhesor ka kapluar tere shtresat shoqerore dhe shtrihet ne te gjitha viset shqiptare. Ne gjuhen e shkruar standarti duhet te jete i larte, perndryshe kaosi mbizoteron. Aq me shume vlen kjo per institucionet.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Rama, shpikesi i "policit gjuhesor". Flm R.P.-se qe na sollet kete lajm mbremjeje, iniciativen me qesharake te Rames deri tani. Po si supozohet te zbatohet kjo nisme ne terren? Sa material gjuhesor qe prodhohet ne ministri dhe institucione shteterore, shto ketu te gjitha administratat e shkollave, universiteteve, agjensite e ndryshme shteterore, ambasadat jashte shtetit etj. etj. do te redaktojne 23 redaktore gjuhesore? Imagjinoj punonjesit e gjore te administrates, te cilet perpara se ta nisin shkresen qe kane pergatitur presin rradhe me dite perpara deres se "policit gjuhesor" te institutcionit te tyre. Dhe ky i fundit i ben rezil per gabimet sintaksore, gramatikore etj. qe mund te permbaje shkrimi dhe i kthen edhe njehere mbrapsht qe ta korrigjoje materialin. Dhe te gjoret ata qe pervec kesaj nuk kane kursyer leter, dmth. nuk e kane printuar materialin zyrtar ne font TNR me madhesi 5, me distance rreshti o,5 dhe nga te dy faqet. Kjo presupozon qe punonjesi ne fjale ka nje kompjuter dhe printer te afte per printime te tilla, por as kjo nuk eshte e sigurt. Shkresat zyrtare ne te ardhmen do te lexohen me lupe ne dore, ose ne mikrofilm.

Imagjinoni edhe fuqite me te cilat eshte pajisur "polici gjuhesor". Vete Ali vete Kadi per te percaktuar se c'do te thote shperdorim letre, harxhim kohe dhe shtremberim gjuhe, si dhe per te vendosur masat ndeshkuese ndaj keqberesve. Apo edhe per keto masa ka menduar Rama?

Kam pershtypjen qe ne fakt 23 redaktoret nuk do te jene pergjegjes per shkresat e administrates, por te vete kryeministrit dhe ministrave tane. Ne kete menyre, Rama sic duket ka identifikuar dobesite e tija dhe te ministrave te analfabete - por besnike, te cilet kane nevoje per redaktore gjuhesore. Ore, c'shkolle ka Saimir Tahiri, meqe ra fjala?

Edhe nje pyetje kisha: Kush do te jete patriarku i kesaj policie gjuhesore, Ardian Vehbiu?

Submitted by Edi (not verified) on

Më fal po ti na jep leksione gjuhe dhe për vete e shkruan shqipen shatra-patra, vetëm me 34 gërma? Ajo çëja e bekuar, ose ëja duhet të jetë shumë të vështira për t'u përtypur e kuptuar, palé më për t'u përdorur...

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Te fal, sepse je lodhur shume duke gjetur c-te me bisht dhe e-te me dy pika siper ne kompjuter. Tani te mbetet vetem te dergosh c.v.-ne tek PS-ja dhe te marresh kurse gjuhe tek policet gjuhesore te adashit tend. Sa per vete, s'kam ndermend te aplikoj, prandaj ia lejoj vetes ta shkruaj shqipen si te dua dhe kur te dua. Me poshte prano nja dy keshilla gjuhesore prej meje, se mund te te duhen:

"Më fal, (ketu ka nevoje per presje) po ti na jep leksione gjuhe dhe për vete e shkruan shqipen shatra-patra (fjala s'ekziston ne shqipen letrare), vetëm me 34 gërma? Ajo çëja (c-ja, natyrisht me bisht) e bekuar, (s'ka nevoje per presje) ose ëja (e-ja, natyrisht me dy pika siper) duhet të jetë shumë të vështira (e veshtire) për t'u përtypur e kuptuar, palé më për t'u përdorur..."

Submitted by Edi (not verified) on

Edhe unë e pranoj faljen tënde dhe të këshilloj të shkosh te gjuha e tastierës e ta bësh SQ (shqip), ku ëja dhe çëja janë në tastierë. Nuk kam pse dërgoj cv në PS, pasi e kam një punë; përgjigjet ndaj komenteve jointeligjente i bëj në kohë të lirë.

Submitted by Edi (not verified) on

Nuk e kam shkruar unë atë koment. Dëgjo, problemi është këtu: 100 vjet më parë turqit të ngordhnin në dru në doganë (në gjymryk) po të të gjenin një abetare shqip me vete, haje dru ëmbël për ato etë me kaçurrela. Nëse nuk më beson, mund të lexosh Patriotizma në Tiranë (Hafiz Ibrahim Dalliu); këtij të fundit, meqënëse merrej me librat shqip dhe me veprimtari patriotike, iu zhvoshkën shollët e këmbëve si lëkurë bolle kur arriti i lidhur në Manastir, aq shumë e kishin rrahur. Gjëra që sot i marrim për të mirëqena (for granted), më parë kanë qenë shumë të vështira, gati-gati të pamundura. Breza e breza njerëzish kanë ëndërruar për këtë kohë, kur mund ta shkruash pa pengim gjuhën që flet. Po të kisha mundësi të shkëmbeja dy fjalë sot me Ibrahimin, do t'i thosha: «Mos u merr me librat mor burrrë, se shqiptarëve ua ka ngrënë dhia qitapin. Jepu ndonjë zinxhir ta dredhin gjithë ditën, nuk bëjnë ata për jetën mendore. U pëlqen më shumë të grinden me njëri-tjetrin, për xhirime rrotash qerreje e pse më pe shtrëmbër, etj., etj.» Besoj se ky shkëmbim opinionesh ka mbaruar këtu, pasi nuk ia vlen ta tjerrim e ta tjerrim edhe më këtë muhabet.

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Po vjen ere qyteterim me ne fund...se u kalbem ne katundarizem.

Submitted by Ish punonjesi B... (not verified) on

Kjo eshte e domosdoshme pasi shume punonjes nuk dine te formulojne nje shkrese dhe bejne shume gabime ortografike. Ne shume vende ne perendim kjo metode (korigjimi drejtshkrimor) ekziston prej shume vitesh.  Ne fund te cdo shkrese duhet te shkruhet: Punoi: Redaktoi: Miratoi: kjo eshte nje kopje per protokoll. Kjo metode ndiqet dhe sot ne Bashkine e Tiranes nga zyra e prokurimeve, eshte futur  kur ishte Rama k/bashkiak. Zoti Rama eshte nje njohes perfekt i drejtshkrimit, ne te gjitha shkresat e tij nuk do te gjeni as nje presje te gabuar dhe fjali te shkurtera.

Ne administrate te punoj ai qe e meriton.....sot administrata eshte tralala zura nje gale....

Submitted by RP (not verified) on

Kam frike se edhe Krishtin te besh kryeminister ne kohet e sotme,me kete shpejtesi dhe imtesi informacioni rrezik do i gjejme me shume difekte nga ç'i kishte bere i ati,por pa informacionin e mediave do dinim shume pak.Por kjo nisma e 23 redaktoreve gje e mire eshte,se mbeten gjuhetaret pa pune.Te besh konkurse per çdo vend pune presupozon qe ke"kontrolluar"njohurite e aspiranteve per vendet e punes,pra si te thuash,me humor gjelletoreje,ti puneson nje kamarier dhe nje gjuhetar qe shoqeron kamarierin tek klienti veç per ti shpjeguar menune ne gjuhen korrekte;nuk e di a eshte zgjidhje ekonomike,kur thjesht fare merr nje kamarier qe di te flase mire shqip,por te dije edhe nja 40 gjuhe te tjera;te ishte ashtu ai nuk bente kamarierin,por filozofin.Mua m'a shpifin CV-te,jane hartime ku drejtues mitomane mburrin nenpunes servile,por keshtu eshte bota e keshtu do jete.Per çdonje intelektual kurajoz e kokeshkrete do bjere ne proporcion 100 servile dhe lustrues CV-esh;e pamundur qe mes 100 servilave te zgjidhet i 101 i sakte.Kam idene se parlamentit i duhen 140 redaktore,ndoshta 145,sepse Jozi vetem ka nevoje per 5 te tille.

PS.Ideja se z.Vehbiu do gjeje mes ketyre rreshtave gjysmen me fjale te huaja me terrorizon.Ketu jemi ne provim mature apo ne taverne opinionesh?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne asnji vend europian nuk bahet keshtu.

Rama ua gjet vendet qyl perkrahsve te vete elektoral. Ha,ha,ha.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po re Meço më në fund të marim rugën drejt qytetërimit se na mbyti injoranca dhe katundëria

Submitted by Anonim (not verified) on

Le te mos merremi me krahinezimin e te metave ne gjuhen e shkruar apo te folur, po me ate qe pak shqiptare sot njohin standartin gjuhesor, njohuria per te cilin fillon qe ne shkolle. Akademiket tane duhet te udheheqin procesin. Nisma eshte e mire, po eshte gjysmake. Redaktoret le te punesohen, po Departamenti i Administrates Publike le te organizoje disa kurse trainimi te paguara nga punonjesit ku te mesohet se si te shkruhet jo vetem ne standart gjuhesor po edhe me gjuhen e politikave publike. Le te krijohen dhe udhezues qe punonjesit t'u referohen ne punen e tyre te perditshme.

Submitted by shëtitësi (not verified) on

Bravo i qoftë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.