OKB shkurton me 25% trupat e veta paqeruajtëse

Postuar në 09 Tetor, 2025 20:37

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar në mënyrë joformale për momentin se do të shkurtojë 25% të forcës  së vet të kaskave blu.

Shkurtimet, të njoftuara nga zyrtarë të OKB-së në kushte anonimati, prekin edhe stafet dhe misionet civile, në total për një numër prej 13 000- 14 000 trupash.

Vendimi është i detyruar nga fondet e tërhequra prej SHBA, që mbulonin rreth 26% të shpenzimeve të organizatës, ndërkohë që Kina mbulon 24%.

Aktualisht SHBA, në bazë të angazhimeve të veta për pagesa që nuk janë vullnetare, i detyrohet OKB-së për dy vite fiskale, një shifër prej 2.8 miliardë dhe ka premtuar të paguajë 680 milionë dollar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.