Alimadhi: “PD-ja humbi se u shkëput nga të djathtët; kurse Berisha shkiti majtas”

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, shprehet tepër skeptik për krijimin e një Federate të Partive të Djathta. Ai thotë se shoqëria shqiptare e ka kuptuar se sot nuk bëhet politikë, por vetëm pazare në kurriz të shqiptarëve, ndarje tortash e interesa personale, e nuk flitet për alternativa mbështetëse. “Më thoni, kujt i takon t’i thuhet e djathtë, kush u pushkatua pa gjyq dhe me gjyq, kush u vra dhe kush u burgos për interesa të larta kombëtare, për liri dhe demokraci dhe kush e donte kombin shqiptar?! Ju e keni parë që e djathta reale nuk përfaqësohet në Parlamentin shqiptar. Kam mendimin se këto vite është përdorur një skenar politik që e djathta reale të mos kishte përfaqësim në Kuvend, një padrejtësi iu bë edhe në këto zgjedhje. Me të drejtë shtrohet pyetja nga ana juaj, por kujt mundet t’i themi të djathtë? Të djathtë në lista me Kastriot Islamin?!”, shprehet Alimadhi. Sipas tij, PD-ja ka mbështetur parti për interesa personale rreth vetes dhe ka larguar të djathtën e vërtetë.
Intervista e plotë http://www.shqiptarja.com/home/1/alimadhi-berisha-shkiti-majtas-nuk-e-ben-federaten-e-djathte-173440.html
Re.Pu
Add new comment