Zbulohet kontrata e re për shërbimet e fundit të “Podesta”-s: 360 mijë dollarë

Postuar në 25 Gusht, 2013 08:34

Gazeta Shqip shkruan sot se qeveria “Berisha” ka përdorur arkën e shtetit për të paguar kompaninë “Podesta”, në këmbim të asistencës së ofruar për fushatën elektorale të 23 qershorit. Gazeta thotë se ka zbuluar shpenzimet e kryera nga kontrata e qeverisë në ikje, e cila është firmosur në një vit zgjedhor. Vlera e pagesës në arkën e “Podesta”-s është 360 mijë dollarë amerikanë për një periudhë 6-mujore. “Ashtu si edhe në të gjitha kontratat e tjera të zbuluara nga gazeta, ajo mes ‘Podesta’-s dhe qeverisë ‘Berisha’ ka si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe qeverisë shqiptare, pa pasur në konsideratë një kauzë, apo një finalizim të ndonjë projekti, si p.sh. konkretizimin e marrëveshjes mes dy qeverive, apo përfitimin e ndonjë fondi të posaçëm nga qeveria e SHBA-së”, shkruan Shqip.

Sipas gazetës, pagesa e parë është bërë më 16 prill të këtij viti në një vlerë prej 180 mijë dollarësh dhe pas tetë ditësh, “Podesta” ka marrë shumën tjetër prej 180 mijë dollarësh. Nga këto shpenzime mësohet se rreth 8 mijë dollarë janë përdorur për udhëtime, transport, ndërsa rreth 3 mijë dollarë amerikanë për materiale zyre dhe ushqime.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Prokuroria duhet të vërë Salistanin ti paguajë nga xhepi i tijë bollë volli këtë vëndë erdhi koha që ti paguaj deri më një të gjitha mëkatet që i ka bërë këtijë populli</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.