Kryebashkiaku i Konicës, mesazh qesharak homologut përmetar

Binjakëzimi mes dy qyteteve është një proces normal, por është absurde që kryebashkiaku i njërit të shqetësohet e në vijim, të paralajmërojë për besimtarët e qytetit tjetër. Ndodhi kjo me qytetin e Konicës, në kufi me Përmetin, që siç njofton A1 Report ka kërcënuar prishjen e marrëdhënieve të binjakëzimit për Bashkinë e Përmetit. Ditën e djeshme i është dërguar një letër zyrtare, kryebashkiakut përmetar Gilberto Jaçe, nga homologu i tij i Konicës në Greqi, Panagiotis Gargalas, ku shprehet shqetësimi për ngjarjet e ndodhura në Përmet me Kishën Ortodokse. Ja ç’thotë Gargalas:
“Ortodoksëve u është privuar e drejta themelore për të pasur një objekt të tyre ku të organizojnë ceremonitë e ndryshme fetare. Nëse ju i nderuari zoti Jaçe, keni ndihmuar së bashku me stafin tuaj bashkiak, në qetësimin e situatës së atjeshme mes besimtarëve ortodoks dhe kishës nga njëra anë dhe nga ana tjetër organeve shtetërore që morën nën administrim Kishën e Shenjtë, bashkëpunimi ynë ndërmjet dy qyteteve tona binjake, do të vijojë të jetë i shkëlqyer, por nëse kjo nuk ka ndodhur, atëherë ne si bashki, do të kërkojmë një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem dhe raportet tona binjakëzuese” etj.
Pra, mesazhi nuk ka si bëhet më qesharak: “Mora vesh që nuk je sjellë mirë, I ziu ti!” Kryebashkiaku Jaçe u shpreh se do t’i dërgojë një përgjigje homologut të tij të Konicës, se askush nuk mund të dalë kundër vendimeve të gjykatës.
a.k
Add new comment