PD mori koston e LSI-së më 21 janar, thotë Imami. Asnjë fjalë për të vrarët

Postuar në 27 Gusht, 2013 07:49

Ministri i Mbrojtjes në ikje, Arben Imami, ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku ndër të tjera trajton edhe shkaqet e humbjes së PD-së në zgjedhje. Imami ndalet veçanërisht tek marrëdhënia PD-LSI, dhe thotë: “…Ne mbajtëm peshën e LSI-së më 21 janar dhe më mbrapa. Sulmi opozitar nuk ishte vetëm kundrejt nesh, por ishte i drejtuar në një masë të madhe edhe kundër LSI. Nuk mund të kishte rilindje dhe faktikisht nuk ka rilindje, sepse ajo nuk është votuar. Nuk mund të ketë rilindje në momentin që platforma e Rilindjes ka qenë gjithashtu kundër LSI-së. Këto mund t’i kishim bërë të qarta shumë më mirë”. Në pamje të parë, arsyetimi qëndron. Por ka diçka që Imami nuk e zë në gojë: Kostoja e LSI-së deri në protestën e 21 janarit është një gjë, dhe kostoja e një kryeministri rojet e të cilit kanë vrarë katër njerëz poshtë dritareve e pastaj ky ka bërë të pamundurën për të fshehur e sabotuar provat, është një gjë krejt tjetër.

Intervista e plotë, në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/08/27/arben-imami-pd-mbajti-peshen-e-lsi-me-21-janar-humbem-se-u-treguam-luajale-me-ta/

 

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Imami, i paracaktuar per tu bere koke turku. I vetmi qe do te denohet nga klani i PD.

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ka thene nje pjese te mire te se vertetes. Sala mori shume ne kurrizin e tij nga maskaralleqet e Skraparllistve te Inatosur</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Imam Ballajdi Kamikazi.Ka vendosur te jete Kamikaz deri ne fund.pa asnje droje dhe pa asnje skrupull.Ndoshta kane te drejte.Kur mendojne se ne Shqiperi asnje politikan nuk eshte denuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.