Avionë sekretë me miliarda euro për Greqinë

Shqiptarët janë të njohur me konceptin e ndihmave nga jashtë, por as në ëndrrat më të çmendura nuk do kishin menduar se lloji i ndihmës do ishte… avionë plot me euro. Gazeta britanike Daily Mail duke komentuar librin e autorit Faisal Islam, gazetar ekonomie, bën me dije se në periudhën më të rëndë të krizës greke, 2009-11, vendin nuk e shpëtuan paketat e shumëpërfolura të ndihmave të Trojkës europiane, por avionë sekretë plot me euro. Është fjala për një vlerë rreth 10 miliardë dollarë si injeksion i parë. Pastaj paratë vijuan të vinin, pavarësisht përplasjeve dhe kërcënimeve publike mes palëve apo mburrjeve qeveritare per reforma te suksesshme. Arsyeja e këtij operacioni, thotë Islam, është e kuptueshme: Duhej shpëtuar medoemos monedha euro, ndërkohë që grekët tërhiqnin rreth 2 milionë euro çdo ditë nga bankat.
Njohësit e anglishtes mund të lexojnë më shumë në linkun: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2401410/When-Greece-banks-melted-EU-talked-threatened-cut-loose--10billion.html
a.k
Add new comment