Bumçi ua mbledh ndërkombëtarëve: Ndërhyni në Siri, boll më

Postuar në 26 Gusht, 2013 12:12

Ndoshta ka vënë në siklet aleatët perëndimorë dhe gjeneralët e mbledhur në Aman të Jordanisë, deklarata e beftë dhe ndër të rrallat në post, e Ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi. Në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, Bumçi kërkon reagimin e menjëhershëm të ndërkombëtarëve, pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike. “Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë ndjek me shqetësim përkeqësimin e situatës në Siri, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, ku raportohet të jenë përdorur lëndë helmuese luftarake kundër popullsisë civile në kryeqytetin e vendit, Damask. Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë përdorimin e lëndëve helmuese luftarake kundër popullsisë civile dhe i bashkohet komunitetit ndërkombëtar që kërkon një veprim të menjëhershëm dhe të vendosur ndaj këtij akti të paprecedent dhe gjetjen e autorëve që kanë urdhëruar dhe realizuar veprime të tilla barbare, të cilësuara si krime kundër njerëzimit”, thotë deklarata e Ministrisë së Jashtme.

a.k

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Edhe Berisha dergoi ushtrine/mercenaret kunder popullsise civile ne Mars te vitit 1997

Keto u harruan

Shpresoj qe krimet e Assad te mos harrohen dhe te marri denimin e merituar

Sa per deklaratat e Min Jashtme shqiptare, besoj se asnje nuk ja var cfare thone

Submitted by Bard (not verified) on

"me thene shendet, keq, me thene plaç, edhe me keq" do te perkufizoheshin qendrimet e Respublicas ndaj mazhorances ne ikje. Po ta kishte thene Rama kete paçavure do e kishit quajtur humanizem dhe largpamesi prej lideri te permasava globale. Rishikoni qendrimet, se sado qesharak te jete Bumçi, njerezit po lene koken atje ne Siri, dhe me kete pune behen qyfyre vetem ne redaksite qe lajmin e marrin dhe e shesin duke shendoshur bythet ne kolltuk.

Submitted by Genti (not verified) on

Popull maskara e ministra maskarej! Pasi e shkaterruan Shqiperine tani duan te djegin edhe Sirine zagaret.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.