Takimi Arvizu-Kodheli, jo dhe aq për SHQUP-in. Megjithatë thuhen dy fjalë

Takimi i kësaj pasditeje të ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu në selinë e Partisë Socialiste me Mimi Kodhelin, e propozuar nga kryesocialisti Rama si ministre e Mbrojtjes, zgjati plot dy orë. Prononcimi i shkurtër për mediat mbi temën e takimit të kryer me ambasadorin, lë të kuptohet se edhe situata e ndezur ndërkombëtare lidhur me Sirinë duhet të jetë një arsye e fortë për këtë takim të gjatë. “Shqipëria do të jetë vend kontribues për paqen dhe ambasadori Arvizu më siguroi se do të vijojë të mbështesë në këtë plan qeverinë e re. Ai garantoi mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen”, tha Kodheli. Ambasadori u pyet nga gazetarët edhe mbi çështjen e SHQUP-it, në truallin e të cilit figurojnë pronarë edhe pasues të Toptanëve, shtetas amerikanë. Gjithsesi, Arvizu ishte lakonik: “Nëse janë të përfshirë dhe amerikanët në këtë çështje, patjetër do të shqetësoheshim shumë. Çështja e pronave është tepër e komplikuar në Shqipëri”.
a.k
Comments
Nëse janë të përfshirë dhe

Nëse janë të përfshirë dhe amerikanët në këtë çështje, patjetër do të shqetësoheshim shumë

Pozicioni i SHBA eshte i qarte, keshtuqe edhe teza e socialisteve qe t'i riktheje SHQUP-in ushtarakeve nuk qendron. Sigurisht edhe sikur te rilindin 100-here ne PS (ashtu sic beri shpesh edhe PD-ja) nuk mund te konsiderojne kurre si paresore ceshtjen e kthimit te prones tek pronari i ligjshem. Arsyen pse e dime mire te gjithe sepse na e ka treguar realiteti.

Arvizu: - Xhunkshi te jape

Arvizu: - Xhunkshi te jape menjehere doreheqjen, nuk e duam me ate individ te ulur me komandantet e NATO-s.

Kodheli: - Patjeter zoti Ambasador, e kemi merak vete.

Arvizu: - Isha i sigurte per kete gje, sidomos kur pashe qe Rama ka vendosur nje njeri si gjen. brig. Sander Lleshi, i cili eshte i preferuari i joni.

Kodheli: - Po, zoti Ambasador.

Pershendetje etj. Takimi merr fund.

Add new comment