Nisin thashethemet për emërimet e drejtorive të rëndësishme. Kë do të zgjedhë Rama për Policinë e Shtetit?

Ndërsa pret mbledhjen e Kuvendit Edi Rama vazhdon procesin e ngritjes së strukturave të shtetit që ai do të drejtojë. Sipas gazetës Shqiptarja.com janë disa drejtori si e Postave, Doganave, Tatim-Taksave,
QSUT, AKKP, Hipotekat, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, ATSH dhe INSTAT, që miratohen me firmë direkt të Kryeministrit. Po sipas gazetës po përfliten edhe emrat për Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, atë që do të zëvendësojë z. Hysni Burgaj. 3 prej kandidaturave janë ish Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si Bilbil Mema, Bajram Ibro, Ahmet Premçi, pastaj është ish-drejtori i policisë së Tiranës Ilirian Zylyftari dhe zyrtari i lartë i policisë Sokol Bizhga.
k.c.
(në foto drejtues të lartë të policisë së shtetit, Burgaj dhe Kuliçaj)
Comments
Rama do gabonte ne qofte se
<p>Rama do gabonte ne qofte se do zgjidhte per Drejtor te Pergjithshem ndonjerin nga personat e mesiperm.</p><p>Policia nuk duhet te drejtohet nga emra te perfolur. Nga pergatitja profesionale me perjashtim te Bajram Ibres asnjeri nga te tjeret nuk eshte profesionist ne formim. Bilbili, nje ofeicer i pirroteknikes dhe te tjeret kane treguar zell politik dhe per kete motiv jane ngritur dhe jane shkarkuar nga detyra.</p><p>Drejtori i policise duhet te caktohet nje nga oficeret qe mund te mos i jete degjuar emri, por qe eshte profesionist i kualifikuar dhe njeri i ndershem. (Me "i ndershem" nenkuptoj marrdheniet e tij me ligjin).</p><p>Shembulli i ministrave (thuajse te gjithe te rinj, jo thjesht ne moshe, por edhe ne karriere) duhet te ndiqet edhe ne emrimin e drejtoreve ne gjithe dikasteret.</p>
Add new comment