Stefani analizon djallëzitë në deklaratën e zv/Min. të Jashtëm grek për “Përmetin”

Andrea Stefani analizon te “Shqip” ndërhyrjen e diplomacisë greke në konfliktin në Përmet, duke e përmbledhur me termat “brutalitet dhe arrogancë” e që, për të faktohet edhe nga deklarata e djeshme e zëvendësministrit të Jashtëm grek, Dimitris Kourkoulas, ku pakicat fetare thuajse miksohen me ato etnike.
Arrogancën e kishës ndaj vendimeve të gjykatës, injoronte deklarata e ministrisë greke, thotë Stefani:
“...ka disa vjet që kisha po përpiqet të dalë mbi ligjin në një kohë që thelbi i Krishterimit është respektimi i ligjit. Në Përmet është avancuar nga klerikët ilegalisht një ndërtim, gjë kjo e dënueshme edhe për çdo qytetar të zakonshëm. Vetë Jezu Krishti shpallte: “Mos mendoni se kam ardhur të shfuqizoj ligjin dhe profetët; nuk kam ardhur t’i shfuqizoj por t’i përmbush ato (Mateu 5:17-18).”
“Shantazh të butë” e quan Stefani deklaratën e Zv/Min. të Jashtëm grek se hyrja në familjen europiane përfshin edhe “respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore”, dhe vë në dukje se ky është qendrimi i Agimit të Artë:
“Është intrigante të përziesh në një thes pakicat fetare me ato etnike. Rreshtimi është i qëllimtë dhe aludimi i qartë. Por ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë. Prandaj, ata kanë krijuar dekada më parë, me Fan Nolin, Kishën e tyre Autoqefale. Prandaj dhe konflikti për kishën në Përmet është një çështje shqiptare, që duhet të zgjidhet nga shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar.”
k.c.
I plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/27/diplomacia-greke-nuk-mbush/
Comments
Ah, sa i manget qe eshte

Ah, sa i manget qe eshte interpetimi qe Andrea Stefani i ben Ungjillit sipas Mateut...Ky interpretim i fjaleperfjale nuk i afrohet as me 1% mesazhit qe percjell pasazhi i sipercituar.

Epo kur behet si profesor i

Epo kur behet si profesor i Bibles edhe ky,te vjen te cahesh

“Mos mendoni se kam ardhur të shfuqizoj ligjin dhe profetët; nuk kam ardhur t’i shfuqizoj por t’i përmbush ato (Mateu 5:17-18).”

Per cfare ligji behet fjale,per cfare flet ky..

Nuk duhet abuzuar mbi pacifizmin e Jezu Krishtit per te justifikuar nje padrejtesi qe i eshte bere nje komuniteti dhe nje populli!

Jezui i deboi hajdutet dhe tregetaret nga Tempulli i Zotit. Kete besoj qe duhet ta dini sepse shkruhet tek Luka 19: 45-26

Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t`i dëbojë jashtë ata që shisin e blinin,Eshtë shkruar: “Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh”…. (ne kete rast kusaret jane shteti qe ka pervetesuar token e ketij tempulli,dhe ata qe pas 1990 e kthyen kishen nga vendi ku i thurreshin lavde partise dhe shokut Enver,ne nje vend ku luhej bilardo dhe bixhoz)

Kusaret ne tempullin e Zotit

Kusaret ne tempullin e Zotit jane Janullatusi dhe gjithe cetniket greke qe kane zaptuar Kishen tone Autoqefale.

Add new comment