Daily Mail i rikthehet Princeshës Diana dhe teorisë “jo dhe aq të çmendur” të eliminimit

Postuar në 31 Gusht, 2013 06:47

“Përse pohimi i snajperit të Forcave Speciale ajrore britanike, se ledi Diana është eliminuar, nuk është dhe aq i çmendur”, thotë gazetarja Su Rid nga britanikja Daily Mail. Individi i njohur si ushtari N, pretendon se Diana u vra pikërisht nga forcat e SAS, edhe pse kur doli kjo teori, u konsiderua si konspirative. Dy hetimet e policisë franceze dhe britanike për tragjedinë e 31 gushtit 1997 kanë dalë në përfundimin se ishte një aksident tragjik. Një hetim tjetër që përfundoi pesë vite më parë doli me të njëjtin konkluzion. Por dëshmitarët thonë se, në tunelin ku ndodhi aksidenti nuk ndodhej vetëm paparaci që po ndiqte Dianën. Është zbuluar se aty ndodhej dhe një motor i zi, shumë i fuqishëm që nuk i përkiste asnjë paparaci. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se aksidenti u shkaktuar pikërisht nga drejtuesi i motorit dhe personi që ndodhej me të.

Shumë hetime përfshijnë në këtë ngjarje hijen e SAS-it si edhe dy anëtarë të shërbimit të inteligjencës britanike MI6. Në përvjetorin e gjashtë të vdekjes, mediat ishullore ende ngulin këmbë në zbardhjen e ngjarjes, prej nga është nxjerrë kjo foto e fundit në makinë ku Diana duket e shqetësuar nga ndjekja e paparacëve, ndërsa në benz ishin i dashuri i saj Dodi Al Fajed, shoferi Henri Pol dhe truproja Trevor Ris.

 

Lexuesit e anglishtes, më shumë në linkun: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2407571/Princess-Diana-SAS-murder-claim--mad-think-says-SUE-REID.html

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.