Qeverisë së re nuk i mjafton vetëm dëshira, por edhe forca, duhet të ndëshkojë patjetër Berishën, thotë Sabit Brokaj

Postuar në 31 Gusht, 2013 04:24

Nëse populli të jep 80 e ca mandate, atëherë domosdo kërkohet qeverisje radikale dhe e rreptë. Nuk është votuar për një qeveri me poza tolerance sepse socialistët dallohen për këtë. Socialistët e kanë si burbonët që kur luftojnë rrinë me thikë ndër dhëmbë dhe çuditërisht sa mbaron lufta i buzëqeshin kundërshtarit – citon Brokaj, Stefan Cvajgun, në intervistën e tij për gazetën DITA.

Brokaj i bashkohet hapur sensibilitetit të lartë qytetar të këtyre ditëve mbi vendimet e fundit të qeverisë Berisha që po tjetërsojnë prova dhe pasuri natyrore: “Duhet të kthehen në nul, pra të shfuqizohen pa asnjë hezitim që në mbledhjen e parë të qeverisë. Është një masakër e vërtetë mbi vendin – thotë ai.

Do ketë mandat të shkurtër nëse nuk dërgon para drejtësisë Berishën dhe të tjerët – mendon profesor Brokaj për qeverinë e re dhe shton për PD-në e Berishës: “I është sulur Shqipërisë si një ushtri që erdhi si pushtuese dhe pasi humbi, po ikën si plaçkitëse”. “Është një radhë e gjatë zyrtarësh dhe funksionarësh që e kanë shkelur ligjin me prapanicë. Duhet të shkojnë para ligjit të kuptojnë se çfarë është shteti i së drejtës.

Dr.Brokaj mendon gjithashtu që Kushtetuta duhet të ndryshojë për të hequr këtë periudhë tranzitore “që është një çudi që e lë vendin pa qeveri, ku fituesi nuk merr dot detyrën dhe humbësi të vazhdojë të qeverisë”.

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Më se e drejtë të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pasurinë e shtetit të përfundojnë tek 7 penxheret e Misirit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.