Shënim: Ligj për mbrojtjen e vjedhësve dhe abuzuesve. Na rroftë mbrojtja e “të dhënave personale”!

Specialisti Kreshnik Hakrama është prononcuar për gazetën Shqip mbi
faktin se 11 përqind e pikave të karburanteve vjedhin në sasi konsumatorët,
sipas kontrolleve të Drejtorisë së Metrologjisë. Po sipas kësaj drejtorie, emrat nuk publikohen në respekt të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Që ky ligj ekzistuakësh, e konfirmon vetë deklarata e kryeministrit Berisha në mbledhje të qeverisë, dhe urdhri i tij që ky ligj tejkalohet. Ndërkaq, sipas Hakramës, janë presionet ato që pengojnë transparencën. E madje, ligji që përmend drejtoria nuk ka lidhje fare duke marrë si shembull plot institucione të tjera, si drejtoria e tatimeve apo Autoriteti i Konkurrencës, të cilat publikojnë në faqen e tyre të internetit dhe ua shpërndajnë mediave emrat e kompanive që kanë probleme me ligjin dhe kanë kryer veprime në dëm të konsumatorit. Kjo është normale.
Anormal është fakti që për tetë vjet, Berisha nuk është ndjerë për “ligjin” që u fshihka qytetarëve abuzuesit dhe vjedhësit. Dhe tek ne kjo është bërë modë. Mendoni një vend perëndimor ku karburantet që vjedhin nuk publikohen, e po ashtu firmat që prodhojnë ushqime të rrezikshme, laboratorët me ilaçe vdekjeprurëse, industritë që nxjerrin makina me difekte e kështu me rradhë.
a.k
Add new comment