A. Lela kërkon Ben Blushin. Dhe e gjen të strukur në “mërgatën e senatorëve”

Alfred Lela i gazetës Mapo është vënë në kërkim të Ben Blushit. Përmes shkrimit me titull “A është gjallë Ben Blushi”, Lela eksploron gjendjen e mundshme shpirtërore të socialistit të sikletshëm për Edi Ramën, deputetit që jo pak herë ka qenë kritik në opozitë, ndaj kryetarit të partisë. Dhe e klasifikon atë në rradhët e “senatorëve” socialiste, që nuk janë përfshirë në qeverinë e re. “As Blushi e as ndonjë tjetër në “zhganin e të pakënaqurve” nuk kanë pipëtirë që prej formimit të qeverisë së re, ku edhe ata, edhe lobet, por ndoshta edhe interesat e tyre janë përjashtuar. Sa do të jetojnë ata në këtë azil politik?”, pyet Lela. Dhe përgjigjet: “Mërgata e senatorëve të PS-së, fati i saj duket se është mbërthyer nga një lëvizje diabolike, dhe prandaj mjeshtërore, e Ramës: ndarja e mandatit të deputetit nga ai i ministrit. Nëse lexon listën e qeverisë së re, kupton se në asnjë rast prej saj nuk mund të dalë një kundërshtar apo kritik i kryeministrit (përjashto eksponentët e LSI-së, cytur nga Meta). “Trimat” gjenden të gjithë në “qeverinë hije” të PS-së që ka mbetur në parlament, e tulatur në dilemën pa zgjidhje: nëse bëhemi ministra jemi të ekspozuar para tekave të kryeministrit, nëse rrimë në Kuvend a jemi pjesë e vendimmarrjeve?”
Shkrimin e plotë, e gjeni në linkun: http://mapo.al/2013/08/31/a-eshte-gjalle-ben-blushi/
Comments
Kur do edhe Lela te beje
<p>Kur do edhe Lela te beje intriga si te Saliut!</p><p>Zoti Lela, eshte ne te miren tende te mos i shembellesh Artan Hoxhes. Ai eshte i detyruar per shkak te "luges se corbes" qe ka gelltitur qysh ne rinin e tij te hershme. Per ju nuk dime gje deri tani.</p>
Pse u dashkan te jene edhe
<p>Pse u dashkan te jene edhe deputete edhe ministra?! Te mbajne dy kunguj ne nje sqetull?! Apo jane kaq te shquar dhe te zgjuar sa nuk i ka pare bota?! Si ata qe jane sot ministra dhe ata qe do vine neser ka me lopate. Aq medioker jane. E vetmja gje diabolike ketu eshte insinuata e ketij Leles. Enderron si duket te rikthehet "Mendimi Ndryshe". Harroje mushke Valarene se Salen e prene...</p>
Add new comment