At N.Marku, letër patriarkut grek të Stambollit: Janullatos punon për Greqinë?!

Sa herë At Nikolla Marku jep një intervistë apo shkruan, në rrjet dallohen qartë dy lloj reagimesh të komentuesve: Ata që e lëvdojnë për patriotizmën dhe antigreqizmën e spikatur, dhe ata që e akuzojnë se është një prift i vetësajuar dhe që s’e njeh as KOASH, as ndonjë entitet tjetër kishtar; e madje se përplasja e tij me kryepeshkop Janullatosin vjen ngaqë Marku është përjashtuar nga shkolla e kishës për sjellje të padenja. Sot At Nikolla Marku reagoi sërish për çështjen e Kishës Ortodokse në Përmet. Në një letër dërguar Patriarkanës së Stambolli (patriarku Bartoleme është gjithashtu grek), Marku akuzon kryepeshkopin Janullatos, se lufton dhe punon për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia. Marku shprehet se kryepeshkopi Anastas Janullatos po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936, që njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare. Ky vendim, me anë të nenit 34, përcakton drejtimin e çdo kishe ortodokse të pavarur nga një prift i kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha. Shtysa kuptohet që vjen nga dosja “Përmeti” dhe zhurma e krijuar. Por ka edhe një analogji interesante: Vetë Marku akuzohet nga KOASH se ka uzurpuar kishën e Elbasanit ku jep meshë dhe është jashtë çdo strukture e hierarkie fetare.
Ja dhe teksti i mesazhit:
“Hirësi Bartolome, jemi të detyruar t’ju shkruajmë se çfarë po ndodh realisht me Kishën Ortodokse Shqiptare. Edhe pse jeni ju të përbashkët më priftin e përkohshëm Anastas Janullatos, pra atë greke.
Nuk hezitojmë aspak t’ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore, duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe. Besojmë se ndërgjegjia juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t’ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie. Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga çdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera. Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke, me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim, por për aneksimin e Shqipërisë”.
Comments
Zoteria At Nikolla Marku per

Zoteria At Nikolla Marku per ceshtjen e Jnaullatosit nuk duhet ti drejtohet Patrikanes, pasi kisha jone nuk varet nga Patrikana , eshte kishe e pavarur sic jane kishat Serbe, maqedone, ruse etj

Por hiresia e tij zoti At Nikolla duhet ti drejtohet Gjykates per kete ceshtje ___-Sepse ka nje vendim qeverie qe e ka lejuar Janullatosin te jete ne krye te Kishes sone ,__Por ky vendim i qeverise shqiptare thote qe Jnaullatosi do qendroje ne krye te Kishes sone ne menyre te ..."Perkoheshme ".

Atehere At nikolla duhet te kapet tek termi i dekretit qeveritar qe thote ...."I Perkoheshem "

Ketu At Nikolla duhet qe ta coje ceshtjen ne gjykaten Kushtetuese qe eshte gjykata supreme e Shqiperise dhe vendimet e se ciles jane te pa-kundershtueshme ,Por vetem zbatohen

--Pra At Nikolla ti kerkoje Gjykates Kushtetuese qe Gjykata te percaktoje :...sa eshte kohezgjatja e temrit "..I Perkoheshem "......Sepse Jnaullatosi po qendron mbi 15 vjet ne krye te Kishes sone __Atehere ku eshte perkoheshmeria ketu ?

Ndaj Gjylkata Kushtetuese duhet te shprehet nese i ka kaluar afati i Skadences /......Perkoheshmerise "se Janullatosit , gje qe ben edhe zhvleresimin e atij dekreti qeveritar dhe detyrimisht Janullatosi duhet te largohet

Gjykata Kushtetuese eshte i vetmi Organ qe na jep Drejtesine ne lidhje me qendrimin e "Perkoheshem :" te Janullatosit

Dhe gjykata kushtetuese duhet qe te japi edhe ndryshimin midis Termit " i Perhereshem " dhe termit i "Perkoheshem"

Se Janulaltosi po behet nga i "PERKOHESHEM " ne i "Perhereshem "--Ndaj gjykata Kushtetuese ka tagrin qe te vendosi per kete ceshtje

At Nikolla Marku duhet te kete parasysh se vetem Gjykata ksuhtetuese e zgjidh ceshtjen me Janullatosin

Qellimi i Janullatosit eshte te vdesi ne Shqiperi, dhe ketu pastaj ne varin e tij te krijohet nje vend pelegrinazhi i perviteshem , ku do vijne greket nga Greqia per te shkaktuar trazira .....

Ndaj duhet te behet c'eshte e mundur qe ky Grek qe ka zaptuar ksihen tone te largohet nga Shqiperia , dhe te vdesi andje nga ka ardhur jo ketu tek ne

Ja kush i shkel kanonet e

Ja kush i shkel kanonet e shenjta dhe na del ne media dhe flet per gjera qe nuk ia ka haberin,,,,,,Nikolla Marku

Dhe eshte nga kanonet e shenjta,qe jane bere ne sinodet ekumenike,qe nuk i ndryshon dot,jo ne statut qe e ndryshon kur te duash

Kanoni i XXXV

Mos te lejohet asnje Episkop te guxoje te shuguroje pertej limiteve, ne qytete dhe vende ku ai nuk eshte Episkop. Por nese dikush u kap duke e bere kete gje, duke mos pasur lejen e personave qe kane autoritet ne ato qytete dhe vende, le te c'shugurohet, dhe bashke me te edhe ai qe u shugurua.

Ky i shkreti as nuk e di qe egziston ky kanon dhe thote me krenari qe jam dorezuar prift ne maqedoni

haha, sa i zgjuar, i ka

haha, sa i zgjuar, i ka shkruar patriarkut te Stambollit qe punon per Rusine !

Kisha Ortodokse e Bostonit u

Kisha Ortodokse e Bostonit u dogj. Ndofta me qellim, ndofta jo?! Ndonje nga ata kleriket atje duhet te vije te zevendesoje Janullatosin ne Shqiperi. Pa lejen e Patriarkanes greke. Me vendim te shtetit shqiptar, qe eshte autoriteti i vetem ne vend. Gjitha institucionet e kultit: - synite, bektashi, katolike dhe ortodokse jane dhe duhet te jene nen juridiksionin e tij.

Janulla , por jo vetem , por

Janulla , por jo vetem , por te gjithe ata klerike te huaj qe kane kryer apo kryejne veprimtari antishqiptare , duhet t'i nenshtrohen burgut dhe pas kryerjes se denimit te largohen nga Shqiperia !

Per kete kategori do te ishte mire te hapeshin galerite e kromit , qe t'i sherbenin Shqiperise per te rritur fuqine ekonomike !

Per pederasta s'kena nevoje , prandaj me mire eshte te punojne tek kromi !

Veprimtaria agjenturore dhe antikushtetuese eshte denueshme ne gjithe boten demokratike !

T'i bejme keto hapa te shpejta drejt demokracise qe te hyjme si shqiptare ne Europe ! Ndryshe Bajlozi i Zi e myti Gjergj Elez Aline !

Add new comment