Vlorë, benzi hidhet në erë me telekomandë. Drejtuesi “me fat”, vetëm plagoset

Rikthehet eksplozivi në Vlorë. Reth orës 9 të mëngjesit, një shpërthim dinamiti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Makina Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 FB (foto e A1 Report) në pronësi të Bashkim Brahimajt, po lëvizte nga qendra e Vlorës për në zonës e Skelës, kur ka shpërthyer. Policia dyshon se lënda shpërthyese mund të jetë aktivizuar nga distanca. Mësohet se drejtuesi është plagosur nga vala shpërthyese dhe ka fluturuar disa metra larg, pasi për fat, shpërthimi ndodhi kur ai sapo kishte dalë nga makina. Personi është plagosur rëndë dhe nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe trafiku. Atentati i frikshëm të kujton ngjarjen tragjike të gjyqtarit S.Konomi. Këto lloj sulmesh janë bërë të rëndomta në Vlorë, dhe gjithashtu e zakonshme inefiçenca policore për zbulimin e tyre.
a.k
Add new comment