Regjistrimi që më në fund publikohet. Ish kolegia: Berisha më denoncoi si “antiparti”

Gazeta Dita ka botuar sot një material të regjistruar disa vjet më parë, e që nuk është transmetuar kurrë. Historia e regjistrimit ka nisur kur një emision i njohur investigativ televiziv, u përpoq të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të fillim viteve ’80 në Tiranë: dëbimin e mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ngjarje e cila impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Publikimi i kasetës u anullua pak orë para transmetimit, për arsye ende të panjohura. Fjala është për një rol tashmë të përfolur rëndshëm të Berishës mjek dhe sekretar partie në atë kohë: zellin e denoncimit dhe denigrimit të “armiqve”. Rasti ama është edhe më specifik se kaq: Protagonistja kryesore, zonja Kostaqi, një nga mjeket më të zonja të Tiranës së asaj kohe, dhe e cila nuk jeton prej dy vjetësh, ishte kolege dhe mike me Berishët. Vitet pas ngjarjes që i ndryshoi përgjithmonë jetën, ajo i kaloi në Kavajë. Deri sa ndërroi jetë, e kishte frikë Berishën dhe ishte e bindur se dokumentacioni i dënimit dhe dëbimit të familjes së saj, është zhdukur pas 90-ës nga ai. Ç’thotë zonja Kristaqi në atë regjistrim të kryer pa dijeninë e saj? Ndër të tjera: “…Nuk dua të flas, pse të flas është një gjë e kotë. Fëmijët u rritën e u martuan, unë po ta përmend do më ngrihet tensioni, do vdes. Nuk e kam takuar asnjëherë që atë herë dhe nuk më ka kërkuar dhe nuk e kam kërkuar. Përse ta kërkojë? Për t’i thënë se ti më ke çuar atje? Shumë gazetarë kanë ardhur për të shkruar për këtë punë dhe i kemi përzënë. Është pemë pa kokrra, njerëzit e dinë kush ishte fajtori. 9 mbledhje partie janë bërë për të na përzënë. Motivacioni ishte për Milton kur vrau veten Mehmet Shehu. Unë isha mëndjemadhe, kryelartë, hedh hapin me forcë egoiste, karrieriste, këto budallallëqe u thanë… Por gjithçka u imponua, se thelbi ishte Miltoja. Përkrahje gjeti tek Ylli Popa, por nuk ka kuptim më. Ky qe sekretar byroje i fakultetit, unë isha pedagoge, isha në organizatën e partisë”.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/kopertina-03-shtator-2013/
a.k
Comments
Kjo fytyrë duhet të zhduket
<p>Kjo fytyrë duhet të zhduket një herë e përgjithmonë se ndotë ambjentin</p>
Add new comment