A.Imami: PD-ja do të kundërshtojë fort nëse anulohet vendimi për SHQUP-in

Arbem Imami jep sinjalin e parë të një përplasje të fortë mes mazhorancës së re dhe Partisë Demokratike në opozitë. I ftuar në emsionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Ministri i Mbrojtjes deklaroi se, nëse PS do të rikthente vendimin për SHQUP-in, atëherë PD do të qendrojë fort. Dhe “fort”, sipas Imamit, “do të thotë rezistencë e detyruar nga revanshi i Partisë Socialiste”. Imami shpjegoi procedurat se si kjo godinë dhe ambjentet e saj ia kaluan Partisë Demokratike duke e larguar veten nga vendimmarrja. Për herë të parë publiksiht Imami shpjegoi edhe për firmën e munguar të shefit të Shtabit Xhemalo Gjunkshi që sipas tij është e drejta e gjeneralit të kishte mendim kundër me atë të tijin. Në këtë mënyrë për herë të parë një zë nga Partia Demokratike vjen për atë që pyetet më shumë tashmë sesi do të jetë opozita e nesërme e PD. Deklarata e Imamit lë të kuptohet se në rast të një ndryshimi të vendimit për kalimin e SHQUP në seli të PD, rezistenca e PD mund të sjellë një konflikt të fortë dhe një situatë destabilizuese në vend. Imami zbuloi edhe atë që ai e quan “ushtaraku që e ka spinuar te Rama gjatë këtyre viteve”. Ndonëse nuk përmendi emrin, duke thënë se tashmë është bërë këshilltar i Ramës, nënkuptohet që fjala është për gjeneral Sandër Lleshin.
Re.Pu.
Comments
ku e gjen kurajon ky njeri

ku e gjen kurajon ky njeri qe bashke me te shoqen, njeriun me te afer te Argita Berishes, kane bere zullume te papara ne ate ministri e me ate SHQUP??? Do te hetoheni zoteri se vetem aktivitetet me buxhete marramendese qe ke bere me SHQUP-in mjaftojne.

Gjeneral Imami duhet te behet

Gjeneral Imami duhet te behet gati per te mbrojtur Vloren...me falni SHQUP-in...

Gjeneral pa grada, gjeneral

Gjeneral pa grada, gjeneral pa ushtare eshte, s'ke c'i thua. Ka dhene prova per kete dhe ka plot filmime qe ta vertetojne. Ndaj...mos e kruani me 'te!

LE TE BEJE REZISTENCE TE

LE TE BEJE REZISTENCE TE ASHPER KY KOPUKU PAS HEKURAVE.

Edhe per te gjithe ata berishiste oriental qe mund tu marre koka ere le te pergatiten qe te bejne rezistence te gjate prapa hekurave te burgjeve

Po prandaj e keni ba

Po prandaj e keni ba kete pun ne oret e fundit me ba gjoja se po ju lufton mazhoranca e re dhe don me ju eliminu por ata jan te mencur se tu jtu fusin 2/3 e PD -se tanishne ish PPSH e vjeter ne burg per korrrupsionin qe keni ba tesh e 8 vjet dhe ta gzoni SHQUPIN ne burgun e ri te Fierit

po kujt i plasi se do

po kujt i plasi se do kundershtoi ky spiun dhe fise spiunash,po ndoshta mendon se ai mustaqia do beje ç'a ti thote pd?

Nuk e di, por se pse nuk me

Nuk e di, por se pse nuk me besohet qe mazhoranca e re do fuse ndonje ne burg per korrupsion. Maksimumi ndonje drejtor te ndonje ministrie (edhe ai do dale shpejt pasi te paguaje ca leke). Shqupin dhe cdo lek te vjedhur keto 8 vjet kane per gezuar keta hajdute e batakcij

Ja dhe një tjetër Mi arash

Ja dhe një tjetër Mi arash

Add new comment