Kosovë, heqja e logos nga fletëvotimi duket e vendosur. Edhe Haradinaj dakord

Postuar në 03 Shtator, 2013 08:39

Kërkesa e Serbisë për heqjen e logos së Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, fillimisht u prit ftohtë nga Prishtina zyrtare, madje me deklarata të prera nga drejtues të lartë kosovarë. Megjithatë, më 30 gusht kryeministri Thaçi la të kuptohej një tërheqje nga ky qëndrim gjatë mbledhjes së qeverisë. Dhe dy ditë më parë vendimi qenkësh marrë pozitivisht për heqjen e logos, njoftuar nga anëtari i KQZ-së së Kosovës Fadil Maloku nga faqja e tij në facebook (?!) “Edhe formalisht u përmbush kërkesa e shtetit serb që në zgjedhjet e 3 nëntorit të mos figurojë logoja e shtetit të Kosovës”, shkroi Maloku. Sot më 3 shtator, vjen edhe qëndrimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë një takimi me kreun e LDD, Nexhat Daci, tha se e përkrah një vendim të tillë të KQZ-së (foto, kryetarja Valdete Daka). Duket se vendimi “paqëtues” si kusht për pjesmarrjen e serbëve në votime, është marrë tashmë, dhe e vetmja organizatë politike që po mendon të bëjë diçka, është lëvizja Vetëvendosje, për të cilën Koha Ditore raporton se mund ta çojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Por qëndrim zyrtar ende nuk ka.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.