Misteri i gomones; ka mbërritur diku dhe njerëzit kanë shpëtuar, apo…?

Ende mister mbi fatin e gomones me 27 klandestinë që lëshoi thirrje për ndihmë që dje në mbrëmje. Pasi dy helikopterë britanikë të stacionuar në Sazan për një stërvitje të përbashkët u kthyen nga misioni kontrollues, mbetet pala italiane e cila ka angazhuar 4 mjete shpëtimi dhe 1 helikopter. Mësohet se personi që ka lëshuar thirrjen e ndihmës deklaroi se në bord ka klandestinë shqiptarë dhe kurdë. Edhe më misterioze e bën këtë çështje pohimi më herët nga mediat italiane se një gomone me rreth 20 vetë është pikasur në brigjet e Monopolit, në Pulia. Mes dilemës nëse gomonia dhe pasagjerët e saj kanë mbërritur diku shëndoshë e mirë dhe kanë humbur gjurmët për të mos u kapur nga policia, apo ndodhet ende në det të hapur a më keq akoma, sigurisht do preferohej mundësia e parë. Deri më tani, të dhënat janë fragmentare e kontradiktore.
a.k
Comments
klandestine
<p>klandestine shqiptare????</p><p>shaka kineze kjo</p>
eshte komplet bllof per te
<p>eshte komplet bllof per te spostuar vemendjen, kane kaluar pakot ne krah tjeter</p><p> </p>
Add new comment