Stacion modern për Tiranën, por edhe 14 km2 troje të lakmuara ndërtimi

“Alarmi” për zhdukjen e stacionit të trenit në fund të bulevardit qëndror të Tiranës, duhet modifikuar. Bashkia e Tiranës ka bërë me dije për gazetën Panorama planet për ndërtimin e stacionit të ri multi-modal diku tek Kthesa e Kamzës (maketi në foto), ku do të integrohen stacioni i ri trenit, ai i tramit dhe gjithë linjat qytetëse, ndërqytetëse dhe ndërkombëtare të autobuzëve. Ndërkaq, në zonën e ish stacionit, ku sipas planit rregullues do të zgjatohet bulevardi, hapet një sipërfaqe e re zhvillimore e ndërtimesh, prej 14 kilometrash katrorë. Në këtë pikë, gazeta Tema hedh dyshime se cilat janë ato kompani që do përfitojnë me projekte ndërtimi në këtë zonë: “Edhe pa hyrë në fuqi plani i investimit, tashmë janë lidhur madje kontrata për pallate. Këtë nuk mund ta bëjë kushdo, përveç atyre investitorëve, që e dinë shumë mirë se ku do të kalojë rruga, ku do të jetë hapësira e destinuar për një park, një hapësirë të gjelbër, një shkollë, ministrinë e Drejtësisë, siç është njoftuar më parë”; thënë ndryshe, miqtë e kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha.
Më shumë të dhëna mbi stacionin multimodal, në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/09/03/terminali-multimodal-nisin-procedurat-e-koncesionit/
a.k
Add new comment