Irani aktivizon diplomacinë, paralel me forcimin e zërave të politikës shqiptare kundër Assadit, aleatit iranian

Postuar në 04 Shtator, 2013 13:51

Ndërkohë që lajmet për angazhimin e shqiptarëve në Siri kundër Assadit (që nënkupton kundër shiitëve) Irani aktivizon diplomacinë. Pasi i ka shprehur Kryeministrit me anë të Ambasadorit pakënaqësinë për strehimin e muxhahedinëve, por që nënkupton dhe për deklaratat kundër Assadit, aleatit të Iranit, tashmë një tjetër lëvizje vjen nga Zv/Presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri, i cili me një telegram ditën e sotme i shprehu Ramës vullnetin e vendit të tij për t’i dhënë një shtysë më bashkëpunuese marrëdhënieve me Shqipërinë, bashkë me një urim për fitimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Madje, u shprehën gati që të rrisin bashkëpunimin me Tiranën në fusha të ndryshme.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Pah, c&#39;fare lajmi?! &#39;&#39;forcimin e zerave te politikes shqiptare kundra Assadit&#39;&#39;. Kush e pyet Shqiperine me zerat e saj? Ne jemi sikur ajo zhurma e kraheve te mushkonjes prane veshit te Elefantit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.