Inaugurohet fillimi i punimeve për Bulevardin e ri të Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha pritet me protesta, premton zgjidhje të problemit të shpronësimeve.

Postuar në 07 Shtator, 2013 03:51

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, inauguroi para pak minutash nisjen e punimeve për ndërtimin e Bulevardin e ri të Tiranës. Sipas tij, nisja e punimeve për një vepër të tillë është një vendim historik dhe shumë shpejt kryeqyteti do të nisë të marrë frymë lirisht dhe vende të reja pune do të hapen. Megjithatë, Basha nuk mund të anashkalonte edhe pronarët e tokave që do të shpronësohen nga ndërtimi i Bulevardit të ri, të grumbulluar në protestë në pritje të një përgjigjeje prej tij. Përballë banorëve të pakënaqur, Basha premtoi se do të zgjidhë edhe hallet e tyre. "Ne do të dëgjojmë çdo pretendim të pronarëve të ligjshëm që do të shpronësohen dhe do të korrigjojmë çdo shpronësim në rast se konstatohen pasaktësi", - siguroi Basha. Banorët e ndërtimeve që do të prishen, pas ditë protestash ishin mbledhur edhe sot që në orët e para të mëngjesit tek Stacioni i Trenit, në pritje të kryetarit të Bashkisë duke protestuat kundër çmimit të vendosur për shpronësimin e tyre, 26 mijë lekë për metër katror.

R.R.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Nqs ka nje gje per te cilen e mbeshtes qofte Bashen qofte Ramen eshte prishjen e ndertimeve pa leje. Te gjitha ato shtepite mbas stacionit te trenit jane pa leje dhe me rrembim prone. Nqs duhet ti paguaj kujt demshperblimin Basha, ata jane pronaret autoktone te tokave.&nbsp;</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Mashtron Tiransit se gjoja do e zgjidhe problemin e shpronesimeve te tyre.I mashtron koke e kembe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.