Lajme nga TAP: Kanë filluar vlerësimet e tokave, pas tyre fillon menjëherë rruga në të gjithë gjurmën

Postuar në 06 Shtator, 2013 14:10

TAP njoftoi zyrtarisht se ka filluar aktivitetin e vlerësimit dhe blerjes së tokave për të gjithë gjurmën prej 870 km ku parashikohet të kalojë gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Në vitin 2014 TAP planifikon që të hyjë në marrëveshje me pronarët e tokës duke rregulluar mënyrën se si do të merret aksesi për tokën. Kompania e kontraktuar për këtë çështje, Royal HaskoningDHV, do të kontaktojë të gjithë pronarët e prekur gjatë muajve të ardhshëm. Ajo do të mobilizojë një ekip prej 200 anëtarësh që të zhvillojnë aktivitetet e LEA në Greqi, Shqipëri dhe Itali. TAP do të kërkojë akses të përkohshëm të tokës për ndërtimin e gjurmës ku do të vendoset gazsjellësi dhe akses të përhershëm të tokës për instalimet si stacione kompresorësh, stacionet e valvolave, etj. TAP po i zhvillon aktivitetet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të siguruar që të gjithë njerëzit e prekur që jetojnë përgjatë korridorit, të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.