Sulmi kundër Sirisë, pa strategji, mund të sjellë një “Akt të Dytë të Luftës Civile”, një kaos më të madh se tani, thonë ekspertët

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:43

Christopher Hill, që ka shërbyer si ambasador amerikan në Irak dhe i dërguar i posaçëm në Kosovë në periudhën 1996-99,  njohës i situatës në Siri thotë se problemi në Siri lidhet me faktin se nuk ekziston një strategji për të ardhmen. Njerëzit në Siri luftojnë, ose në mbrojtje të Assadit ose kundër tij, sepse ata nuk kanë asnjë ide rreth së ardhmes së vendit të tyre dhe ata mendojnë që për të ruajtur të ardhmen e tyre ata duhet të luftojnë.

Shumë ekspertë shtrojnë pikërisht këtë pyetje: Çfarë do të ndodhë pas sulmeve “të kufizuara” të Shteteve të Bashkuara në Siri? Dhe përgjigja është se ndërhyrja ushtarake amerikane do të forcojë padyshim fraksionet rebele, që bashkëpunojnë me elementë të al-Kaidës, në luftën e tyre kundër forcave qeveritare siriane. “Çdo sulm kundër Assadit e dobëson atë. Kur dobësohet Assadi, forcohet opozita dhe këta elementë ekstremistë janë gjithashtu pjesë e opozitës”. “Sapo Presidenti Bashar al-Assad të humbasë pushtetin, nëse dhe kur të ndodhë kjo, Siria mund të përfshihet nga një kaos më i madh se sa tani. Lufta civile nuk do të marrë fund sepse ajo shoqërohet me atë që quhet “Akti i Dytë” i luftës civile”, thotë një ekspert i njohur, duke shtuar se ky akt i dytë ka të ngjarë t’i vërë kundër njera-tjetrës grupet e opozitës në Siri, pas regjimit të Assadit

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em>&quot;Siria mund të përfshihet nga një kaos më i madh se sa tani. Lufta civile nuk do të marrë fund ..&quot; </em>dhe <strong>keshtu Al-qaeda nuk do ta kete ma objektiv sulmet terroriste kamikaxe ne prendim.Problemi i terrorizmite islamik u zgjidh.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.