Arkiv-Lajme
Beteja (jo vetëm) tregtare. Ngrin kufiri kosovaro-maqedonas
Një betejë tregtare që shpejt u shndërrua edhe në politike, por ndodh këto ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë. Pikat kufitare të Hanit të Elezit dhe Glloboçicës janë bllokuar dhe nuk funksionon më transporti i udhëtarëve dhe mallrave. Si “qershi mbi tortë” erdhi urdhri i palës maqedonase për një taksë 2 euro për këmbësorët dhe pesë euro për çdo makinë nga Kosova. Për reciprocitet, edhe pala kosovare mori masa të ngjashme, dhe gjendja aktualisht është e ngrirë.
F.Nahzi: Sfida e Ramës, ta heqë vendin nga thonjtë e mafies!
Në një artikull të botuar në European Voice, me titull “Beteja e përbashkët e Shqipërisë dhe BE-së”, autori Fron Nahzi përcakton sfidën më të madhe të Edi Ramës si kryeministër, pa harruar, padyshim, të hedhë pikëpyetjen nëse “do ia dalë mbanë Rama aty ku paraardhësit e tij kanë dështuar dhe a do ta çojë vendin më pak të zhvilluar në Europë drejt anëtarësimit në BE”.
Gërdeci rikthehet si çështje financiare. Meico, padi Albademil-it për 400 mijë USD
Tragjedia e Gërdecit ka lënë pas jo vetëm viktima e varre, por edhe disa çështje financiare të pambyllura. Kompania Albademil e Mihal Delijorgjit, rezulton se i ka para borxh kompanisë shtetërore Meico, pasi ka marrë municione për demontim por nuk ka paguar. Kështu, ditën e parafundit të gushtit 2013 Meico ka depozituar një padi në gjykatën e Tiranës, përmes së cilës i kërkon Albademil-it mbi 400 mijë dollarë dëmshpërblim. Shqiptarja.com ka publikuar një kopje të padisë, seanca e parë gjyqësore e së cilës do të zhvillohet më 14 shtator.
“Kundër-Reforma”, libri i ri ese i Henri Çilit, një nga përpjekjet e para serioze për të analizuar humbjen e thellë të PD-së
Zbardhet enigma e mungesës së Henri Çilit si opinionist në ekranet e TV-ve pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndriçohet gjithashtu paragjykimi se ai nuk ka çfarë të thotë më për forcën politike që mbronte, pasi ajo humbi. Ai gjatë kësaj kohe ka qenë po aq aktiv dhe produktiv, sa ka dhënë një libër të tërë ese me titull “KUNDER-REFORMA dhe një SHPJEGIM (SUBJEKTIV) për 23 Qershorin”, ku në fokus janë zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Lëviz prokuroria e Llallës: Ndërtimet pa leje, liçensat e Bulqizës, 85 mln eurot e munguara të Taçit
Me gjasë ka qenë frytdhënës takimi i Edi Ramës me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla pas fitores së të majtëve në zgjedhjet e 23 qershorit. Nga ana e prokurorisë po vihet re një “mobilizim” në shumë sektorë njëherësh, ku ra në sy aktiviteti i shtuar dhe qarkoret e posaçme lidhur me ndërtime pa leje, pronarët e tyre dhe autoritetet vendore që i kanë toleruar.
Përplasjet e Bulqizës: Prokuroria heton lejet e dhëna nga Dritan Prifti kur ishte ministër i Ekonomisë
Sipas gazetës Shekulli, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur hetimet lidhur me lejet e dhëna nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Prokuroria do të hetojë lejet e dhëna nga Dritan Prifti që sollën përplasje Bulqizë, pasi mbi të njëjtën sipërfaqe toke janë dhënë dy leje për shfrytëzime minerale dhe kjo ka sjellë konflikte të vazhdueshme mes dy firmave private, por edhe mes të tjerave. Mësohet se rihapja e këtyre hetimeve, u bë pas ankesës së një subjekti privat, pasi Dritan Prifti u kishte dhënë leje shfrytëzimi dy firmave për të njëjtin vend.
Meta Kryetar Kuvendi me 91 vota pro, “rrëmben” 8 vota nga opozita
Me 137 deputetë të pranishëm të sallë, kundër kandidaturës së Ilir Metës për kryetar Kuvend kanë votuar vetëm 45 deputetë, ndërsa një ka abstenuar. Kësisoj, me 91 vota pro Meta është kryetar i ri i Kuvendit, në një votim që hap sërish debatin mbi përçarjen e opozitës së djathtë. Janë tetë vota mbi 83 numrat e koalicionit të majtë, “tradhëtarët” që u pozicionuan pro Metës, dhe mediat menjëherë nisën hamendësimet se cilat emra mund të fshihen pas këtyre votave të fshehta.
Agron Tufa: Rama duhet të realizojë dekomunistizimin e shoqërisë
Mazhoranca e majtë mund të kalojë brenda shtatorit një provë të fortë në parlament.
Agron Tufa, Drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka deklaruar se shumë shpejt do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë projekligjin për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Tufa e ka bërë deklaratën dje gjatë emsionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, i ftuar bashkë me 5 personazhe të tjerë të jetës publike, për të analizuar përbërjen e kuvendit të ri.
Për Mark Markun, përqëndrimi i komunikimit nga Rama i ngjan drejtorisë së Propagandës në KQ të PPSh
Ish deputeti dhe publicisti Mark Marku, është marrë në një shkrim të tij për numrin e sotëm të gazetës Panorama, me Kodin e ri të Etikës që nënshkruan ministrat e qeverisë së re, e sidomos me pjesën që e centralizon së tepërmi lëshimine deklaratave dhe komunikatave për shtyp. “Ky akt është tregues jo vetëm për stilin e komunikimit të Kryeministrit të ri dhe marrëdhëniet që do të ketë ai me mediat, por edhe për modelin e ri qeverisës.
Paloka kërkon kartelën mjekësore të Tahirit. Sinjali se ç’lloj opozite do bëjë PD
Kryetari i komanduar i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, dha sinjalin e parë të nivelit të opozitëbërjes që do të bëjë e djathta, kur në një prononcim për Neës 24 i kërkoi presidentit Nishani që të kontrollojë kartelat mjekësore të ministrave të rinj, pasi disa prej tyre, si Saimir Tahiri, janë me probleme mendore. “Të them të drejtën ndonjërit i trembem, sepse ndonjëri që ka marrë poste të rëndësishme në qeveri, ka pasur probleme me mendjen. Tahiri ka pasur disa problem. Zoti Nishani bën mirë t’ju kërkojë raport mjekësor ministrave.