Gërdeci rikthehet si çështje financiare. Meico, padi Albademil-it për 400 mijë USD

Tragjedia e Gërdecit ka lënë pas jo vetëm viktima e varre, por edhe disa çështje financiare të pambyllura. Kompania Albademil e Mihal Delijorgjit, rezulton se i ka para borxh kompanisë shtetërore Meico, pasi ka marrë municione për demontim por nuk ka paguar. Kështu, ditën e parafundit të gushtit 2013 Meico ka depozituar një padi në gjykatën e Tiranës, përmes së cilës i kërkon Albademil-it mbi 400 mijë dollarë dëmshpërblim. Shqiptarja.com ka publikuar një kopje të padisë, seanca e parë gjyqësore e së cilës do të zhvillohet më 14 shtator. Nuk është çudi, si për ironi të hidhur të historisë, që këto para borxh të kenë qenë pikërisht municionet dhe baruti i hedhur në erë më 15 mars 2008.
a.k
Add new comment