Meta Kryetar Kuvendi me 91 vota pro, “rrëmben” 8 vota nga opozita

Me 137 deputetë të pranishëm të sallë, kundër kandidaturës së Ilir Metës për kryetar Kuvend kanë votuar vetëm 45 deputetë, ndërsa një ka abstenuar. Kësisoj, me 91 vota pro Meta është kryetar i ri i Kuvendit, në një votim që hap sërish debatin mbi përçarjen e opozitës së djathtë. Janë tetë vota mbi 83 numrat e koalicionit të majtë, “tradhëtarët” që u pozicionuan pro Metës, dhe mediat menjëherë nisën hamendësimet se cilat emra mund të fshihen pas këtyre votave të fshehta. Me logjikë normale, i bie që aleatët e PD-së të kenë qenë votuesit e mundshëm pro Metës, si deputetët e PDIU-së, Nard Ndoka i demokristianëve apo ish socialisti Kastriot Islami. Por Idrizi dhe Ndoka kanë mohuar të kenë votuar pro. Gjithsesi, edhe me ta, duhen vota brenda PD-së për të plotësuar tetëshen që doli nga rreshti. Kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës. Megjithatë, nuk ka mjaftuar…
a.k
Comments
A e keni ruejt ate filmatin e
<p>A e keni ruejt ate filmatin e bisedes se Kryetarit te sotem te Kuvendit Ilir Meten me Dritan Priftin ?!? Ha,ha,ha.</p><p>Kuvendi i rushfeteve.</p>
Add new comment