Përplasjet e Bulqizës: Prokuroria heton lejet e dhëna nga Dritan Prifti kur ishte ministër i Ekonomisë

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:42

Sipas gazetës Shekulli, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur hetimet lidhur me lejet e dhëna nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Prokuroria do të hetojë lejet e dhëna nga Dritan Prifti që sollën përplasje Bulqizë, pasi mbi të njëjtën sipërfaqe toke janë dhënë dy leje për shfrytëzime minerale dhe kjo ka sjellë konflikte të vazhdueshme mes dy firmave private, por edhe mes të tjerave. Mësohet se rihapja e këtyre hetimeve, u bë pas ankesës së një subjekti privat, pasi Dritan Prifti u kishte dhënë leje shfrytëzimi dy firmave për të njëjtin vend.

Sipas burimeve, dosja e re e hapur, disketa e bisedës së Ilir Metës që nuk u mor parasysh nga organet e drejtësisë, si dhe një disketë tjetër e papublikuar e Priftit që ai, siç ka thënë vetë, e mban si fishek të fundit, ka lëndë të parë të mjaftueshme që qeveria e re të nisë luftën kundër korrupsionit. Dhe jo korrupsionit në përgjithësi si fenomen, por të të korruptuarëve konkretë me emër, atësi dhe mbiemër.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.