F.Nahzi: Sfida e Ramës, ta heqë vendin nga thonjtë e mafies!

Postuar në 10 Shtator, 2013 12:03

Në një artikull të botuar në European Voice, me titull “Beteja e përbashkët e Shqipërisë dhe BE-së”, autori Fron Nahzi përcakton sfidën më të madhe të Edi Ramës si kryeministër, pa harruar, padyshim, të hedhë pikëpyetjen nëse “do ia dalë mbanë Rama aty ku paraardhësit e tij kanë dështuar dhe a do ta çojë vendin më pak të zhvilluar në Europë drejt anëtarësimit në BE”.

Dhe sfida e Ramës, sipas Nahzit, përmblidhet në një mision të vetëm: Heqjen e Shqipërisë nga zotërimi i krimit të organizuar dhe mafies. Një pohim dramatik, të cilin Nahzi e shtjellon kështu: “Për të triumfuar mbi krimin e organizuar, Rama ka nevojë për BE-në që të ndihmojë për ndryshimin e kulturës së korrupsionit. Ata duhet të nisin një sulm frontal mbi bosët e mafies vendase dhe ndërkombëtarë, përfshi ndoshta edhe hetimet në vendet e BE që nuk mund të ndërmerren nga drejtësia e dobët shqiptare. Vetëm hapat e vendosur do të ndalojnë krimin e organizuar dhe do e sjellin Shqipërinë një hap pranë familjes evropiane”.

Shkrimin e plotë në shqip, edhe tek linku: http://www.gazetatema.net/web/2013/09/10/ja-cfare-rrezikon-ta-rrezoje-qeverine-e-edi-rames/

 

a.k

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Ha, e bukur kjo, po Edvini eshte mafia vete, mer torrollak.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.