Paloka kërkon kartelën mjekësore të Tahirit. Sinjali se ç’lloj opozite do bëjë PD

Kryetari i komanduar i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, dha sinjalin e parë të nivelit të opozitëbërjes që do të bëjë e djathta, kur në një prononcim për Neës 24 i kërkoi presidentit Nishani që të kontrollojë kartelat mjekësore të ministrave të rinj, pasi disa prej tyre, si Saimir Tahiri, janë me probleme mendore. “Të them të drejtën ndonjërit i trembem, sepse ndonjëri që ka marrë poste të rëndësishme në qeveri, ka pasur probleme me mendjen. Tahiri ka pasur disa problem. Zoti Nishani bën mirë t’ju kërkojë raport mjekësor ministrave. Një ministër i Brendshëm me probleme psikike do të ishte e rrezikshme”, tha Paloka, një eksponent i PD-së që mbahet mend për një seri përplasjesh fizike jashtë dhe Brenda sallës së parlamentit, ndër to dhe grushti ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Paloka ka pasur diçka për të thënë edhe për rezultatin e zgjedhjeve, duke vijuar tezën më të preferuar të PD-së: “Ka pasur disa faktorë, por sa për Ramën nuk ka marrë më shumë deputetë seç ka marrë më përpara. Ajo që i ndryshoi gjërat ishte LSI. Rama nuk është votuar për kryeministër, duhet të merrte të paktën 70 deputetë që shqiptarët ta kishin votuar për kryeministër. Jam i bindur që shpejt të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër u mërzitën me PD, dhe vendosën të flenë me mullixhiun, për më tepër me një si Rama, shpejt do ta kuptojnë gabimin. Ata që e shitën votën besoj i kanë mbaruar ato lekë dhe do fillojnë të reflektojnë”.
a.k
Comments
paloka,pleher

paloka,pleher

Po pse more bura, cfare ka

Po pse more bura, cfare ka thene Paloka?? Ka thene qe ministrat duhet te jene te shendetshem menderisht. Kerkon shume????

Po ky koe ci kujton katelen

Po ky koe ci kujton katelen shendetsore Nishanit!?

Nuk e di ky fjalen popullore qe ne shpin e te varurit nuk permendet litari!?

pertej dashakeqesive, mendoj

pertej dashakeqesive, mendoj se politikan me perfaqesues per PD se Paloka, nuk ka!

Po budalla fare tjetri.

Po budalla fare tjetri. Mereni me mend ku eshte katandisur intelekti i PD !!!??? Kaq shume budallenj dhe te papergjegjshem ka ky vend sa qe PD, me keta tipa mer deri ne 30 % te votave te shqiptareve???

Po kartelen e Berishes e ka

Po kartelen e Berishes e ka kerkuar? Se dihet nga te gjithe gjendja mendore e tij.

Add new comment