Kuvendi i ri në nisje të punimeve, fillon seanca e parë

Nën drejtimin e deputetit Namik Dokle, fillon punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare. 140 deputetët e dalë nga këto zgjedhje, do të nisin punën vetëm pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës që do të ngrihet. Deputetët i janë drejtuar Kuvendit rreth orës 17:30, ashtu si dhe diplomatët e huaj, ndërkohë që përfaqësuesit e gardës së republikës ishin vendosur në derën hyrëse të Kuvendit. Pritet që kryetari i ri i Kuvendit të jetë kreu i LSI-së Ilir Meta. Grupet kryesore parlamentare i kanë caktuar drejtuesit e tyre: Për socialistët Gramoz Ruçi, për demokratët Edi Paloka dhe për LSI-në Petrit Vasili.
a.k
Comments
Punë të mbarë!
<p>Punë të mbarë!</p>
Ja mire i filloi punimet dhe
<p>Ja mire i filloi punimet dhe suksese. Po ate sallen sa e kishin shemtuar me ata PC. Normalisht ai qe ka dhene idene nuk ka pare parlamentin Britanik. Po cu duhen PC personale. PC eshte kompjuter personal i cili mund te perdoret per te krijuar, edituar file. Une nuk e di se cdo te bejne deputetet me kompjuterin. Valle do te shohin listen e tyre ne monitor. Po kishin nje monitor te madh perpara. Ndoshta do luajne Solitare. Te mos flasim per reklamen pa leke per marken "ACER" ne çdo monitor. Futja kot per ca leke.</p>
Add new comment