Taulant Balla (pa dashje): Programi i qeverisë Berisha në 2005-ën na u dha 2 ditë para se të zhvillohej debati rreth tij në Kuvend

“Më poshtë, po bëj publik procesverbalin e Seancës Plenare të datës 9 Shtator 2005; atëherë prezantohej dhe miratohej Programi dhe Qeveria e Sali Berishës, pas rotacionit politik të vitit 2005,”- ka shkruajtur deputeti socialist Taulant Balla në faqen e tij në Facebook. – “Në këtë seancë, grupeve parlamentare (opozitës) iu la vetëm një gjysëm ore kohë për për paraqitjen e pyetjeve. Seanca filloi në orën 17.00, mbajti Kryeministri fjalën, dhe në orën 20.00, filloi debati parlamentar për Programin e Qeverisë.
SEANCË PLENARE IV
E premte, datë 9.9.2005, ora 17.00
Drejton seancën Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli
Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, të ftuar të pranishëm!
Siç ishte lajmëruar, në bazë të nenit 110 të Rregullores, sot është thirrur seanca për të shqyrtuar dhe për të miratuar programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Fillojmë me paraqitjen e programit politik të Qeverisë për periudhën 2005-2009. Do të kemi pyetje rreth programit të Qeverisë, siç ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve, rreth gjysmë ore për të depozituar pyetjet, meqenëse tashmë ato janë të përgatitura, SEPSE PROGRAMI ËSHTË DORËZUAR DY DITË PËRPARA.
Pas kësaj gjysmë ore do t’i jepet përafërsisht një orë kohë kabinetit për t’u përgatitur për t’ju përgjigjur pyetjeve.
Do t’ju përgjigjen pyetjeve dhe menjëherë do të fillojmë nga debati për të cilën është vendosur, me kërkesën e Kryetarit të opozitës, që të ketë një kohë prej katër orësh.
Në fakt në rastet preçedente ne kemi pasur një orë e gjysmë ose dy orë, por ne jemi plotësisht dakord për t’i dhënë të gjithë kohën e duhur opozitës, gjithë kohën e nevojshme dhe të kërkuar për të diskutuar, duke e parë këtë si një moment serioziteti për programin e Qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Me miratimin e grupit parlamentar të maxhoranës u arrit me marrëveshje që nga tetë orë që ishte menduar të zbritet në gjashtë orë, ndërkohë që grupet e tjera parlamentare do të kenë në dispozicion të tyre nga një gjysmë ore.
Më lejoni tani që t’i jap fjalën Kryeministrit të dekretuar, zotit Sali Berisha për paraqitjen e programit të Qeverisë së tij të periudhës 2005-2009.
Sali Berisha: Të nderuar deputete e deputetë (vazhdon fjala e Kryeministrit).
Jozefina Topalli: Siç ramë dakord dhe siç e theksuam edhe në fillim në paraqitjen e rendit të ditës, ka një gjysmë orë kohë për paraqitjen e pyetjeve nga grupet e ndryshme parlamentare. Besoj se një orë do të jetë e mjaftueshme për Qeverinë e re për t’u përgatitur dhe për të filluar përgjigjen e pyetjeve.
Në orën 20.00 hapim sërish seancën për të filluar debatin, ndërkohë që emrat janë depozituar. Seanca mbyllet për t’u rihapur në orën 20.00.
Jozefina Topalli: Të nderuar deputetë, rihapim séancën!
Kjo seancë do të fillojë me përgjigjet e pyetjeve të adresuara Qeverisë për programin dhe do të vazhdojë me nisjen menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve me debatin, sipas listave të folësve dhe minutazhit të depozituar në sekretari.
Ka pasur një numër shumë të madh pyetjesh. Natyrisht, nganjëherë ka pasur kohezion dhe përsëritje. Ministrat, sipas linjës së tyre ministrore, do t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara atyre.
Fillojmë përgjigjen me zotin zëvendëskryeministër, zotin Ilir Rusmajli. Menjëherë pas përfundimit të përgjigjeve, fillojmë me debatin. Listën e kemi përpara, sipas radhës së përcaktuar nga grupet dhe minutazhet do të vazhdojnë deri sonte vonë.”
Këtu përfundon mesazhi që deputeti socialist Balla ka publikuar në Facebook si replikë ndaj reagimit të sotëm të PD-së dhe aleatëve të saj rreth kohës së pakët për studimin e programit të qeverisë Rama.
Re.Pu.
Comments
Balla vazhdon te sillet per
<p>Balla vazhdon te sillet per inerci si te ishte ne opozite, duke kritikuar çdo gje edhe si rezultat... ben autogol.</p>
Add new comment