Ditën e heshtjes, Berisha shpërblen heshtjen e vartësit përgjegjës për serverin e kryeministrisë

Postuar në 10 Shtator, 2013 15:40

Fshiu serverin e kryeministrisë me pamjet e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar, dhe emërohet në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

IT-ja e kryeministrisë, Armando Kaso është emëruar në të njëjtin profil pune tek ILDKP-ja, institucioni i drejtuar prej Zana Xhukës, siç njofton gazeta Tema. Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata ndaj akuzës për shpërdorim detyre dhe për pengim në zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit. Gjykata u shpreh se në rastin e Kasos nuk ka asnjë shkelje ligjore pavarësisht se akuza kërkoi dënimin e tij me dy vite burg. Provat e ardhura nga laboratori i FBI-së flisnin se në serverin e kryeministrisë ishin fshirë pamjet e 21 janarit. Në to ishin vetëm pamjet e datës 22 janar 2011, ku dukeshin disa prokurorë që mblidhnin prova jashtë dhe brenda rrethimit të kryeministrisë. Grupi i hetimit në prokurorinë e Tiranës ndoqi gjurmët e këtyre filmimeve, të cilat të çonin tek disa zyrtarë të Këshillit të Ministrave dhe të Gardës së Republikës. Edhe pse u dyshua se këta të fundit mund të ishin ndërhyrësit e zyrës së serverit, me ligj personi përgjegjës ishte pikërisht Kaso, i cili u procedua penalisht dhe pas dy vitesh nën hetim e gjykim mori një vendim të formës së prerë për pafajësi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.