Projekti TAP në Uashington, edhe si një fitore e politikës së jashtme amerikane

Postuar në 10 Shtator, 2013 13:53

Siç informon Zëri i Amerikës, në Uashington u zhvillua dje një diskutim mbi gazsjellësin e njohur si Korridori i Jugut. Ky projekt, i cili përfshin gazsjellësin TAP, parashikon transportin e gazit natyror të Detit Kaspik nga Azerbajxhani për në Europë duke kaluar përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Ëoodroë Ëilson morën pjesë zyrtarë të qeverisë amerikane, të kompanisë BP, ambasadave të vendeve të përfshira në projekt si dhe analistë të çështjeve të energjitikës.

Pjesëmarrësit në diskutim theksuan disa herë rëndësinë e sigurisë energjitike të Europës. Ndërkohë që po hedhim një hap përpara në zbatimin e projektit të Korridorit të Jugut me zgjedhjen e TAP-it nga ana e konsorciumit të Shah Denizit, kjo është një fitore për politikën e jashtme amerikane. Por gazsjelli i Korridorit të Jugut nuk do të mund të zgjidhë të gjitha problemet lidhur me sigurinë energjitike të Europës, pasi ai përbën vetëm 2 përqind të kërkesës për gaz të Europës të parashikuar për vitin 2018.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse realizimi i Korridorit të Jugut dhe më konkretisht i TAP-it do të sillte një zgjerim të marrëdhënieve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të përfshira, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hochstein u përgjigj: Shtetet e Bashkuara mbështetën Korridorin e Jugut si koncept sepse ofronte siguri energjitike për Europën, duke bërë të mundur transportin e gazit natyror nga deti Kaspik për në Europë.  Marrëdhëniet tona me vendet përgjatë TAP-it janë të mira dhe ne presim që ato të vazhdojnë të mbeten marrëdhënie të mira dhe bashkëpunuese.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.