Në tre muajt e fundit mbi 800 klandestinë kapen në Shqipëri. Burgaj: Pjesa më e madhe vijnë nga kufiri me Greqinë

Postuar në 08 Shtator, 2013 03:06

Vetëm në tre muajt e fundit Policia Shqiptare ka bllokuar rreth 800 klandestinë që vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, shprehet se pjesa më e madhe e klandestinëve vijnë nga kufiri me Greqinë. Ndërsa pohon se kohët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të ndalimit të klandestinëve. “Po shtohen masat për t’i dhënë fund këtij problemi”, - shton Burgaj. Sipas tij, problem ngelen klandestinët që vijnë nga Greqia. “Nga shtetet e tjera nuk kemi probleme, vetëm pjesa dërrmuese që vijnë nga Greqia”, - thekson kreu i Policisë së Shtetit. Për drejtorin e Policisë së Shtetit, pjesa më e madhe e popullsisë që është ndaluar, ka ardhur nga vende ku mbizotërojnë trazirat dhe lufta. "Klandestinët që vijnë nga Greqia, zgjedhin vendin tonë për të kaluar në drejtim të Malit të Zi, sepse e shohin vendin tonë si një terren më të përshtatshëm. Por, ata kanë mundësi që ta kalojnë edhe përmes Maqedonisë, por duke zgjedhur vendin tonë, u bie rruga më e shkurtër. Unë di të them që shumica e tyre kanë ardhur nga shtete që kanë probleme. Shumë prej tyre kanë zgjedhur t’u largohen luftës dhe trazira", - shprehet Burgaj

R.R.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.