Islami parashikon dështimin e kabinetit Rama, sepse përbëhet nga “jes-menë”

Postuar në 05 Shtator, 2013 09:15

Në një shkrim te Panorama, Kastriot Islami analizon 7 arsye se pse mund të dështojë një qeveri klienteliste (që në titull, nënkuptimi është i qartë për qeverinë e re të z.Rama). Kabineti “Rama”, Islami e konsideron të përbërë nga persona të ardhur aty prej “klientelizmit ndërsa “janë përjashtuar të gjithë ata me eksperiencë qeverisëse e kontributet më të mëdha” dhe se ky kabinet “është rezultat i mungesës së sistemit të karrierës sipas kontributeve , eksperiencës e meritës dhe i aplikimit të konceptit klientelist” (me përjashtim të atyre nga LSI).

Islami i konsideron “jes-menë” (“yes” men) dhe parashikon që “secili prej tyre, burrë apo grua, “i ri” apo “i vjetër”, është zgjedhur fatkeqësisht për të qenë “jesmen” dhe, nëse kjo nuk ndodh, ai me shumë gjasa do të jetë jashtë kabinetit, madje me “rregullin” e ri të ndarjes së mandatit të deputetit nga ai i ministrit, ai do të jetë edhe jashtë politikës, pavarësisht arsyes përse është futur në kabinet apo kontributit, meritave apo aftësive individuale”

Më tej, në pikat e veta, Islami ngre disa probleme të qeverisë së re:

• Kriteri themelor i ndërtimit të qeverisë: Mungesë e plotë eksperience…
• Performanca elektorale, kontributi dhe meritat politike, të parëndësishme..
• Numri i deputetëve që i përkasin PS në 2013-n është jo më shumë se 64, pra më pak se në vitin 2009
• Performanca elektorale nuk rezulton kriter promovimi…
• Kukësi me rezultatin më të lartë elektoral dhe Shkodra me rezultat pozitiv – të papërfaqësuara në qeveri…
• Një të tretën e qeverisë e përbëjnë ministra jo-deputetë dhe ata të LSI…
• 8 kryetarë të grupeve të deputetëve në qarqe jashtë qeverisë…

k.c.

i plotë:

http://www.panorama.com.al/2013/09/05/shtate-arsye-perse-mund-te-deshtoj...

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

jo mor jo ...Kush ata te Berishes apo ata te Metes jane NO -man?! nuk i ka fund poshtersia ketij mizantropi deshtak

Submitted by Bard (not verified) on

Kaçi mund te kete te drejte ne ato qe thote, por sado te verteta te jene, fjalet e tij do te bien ne vesh te shurdher, ngaqe ne klasifikimin e peshtirosjes, ky politikan vjen i dyti pas Esat Pashe Toptanit...

Submitted by KRIPTOOPOZITARI (not verified) on

Eh more shoku Kastriot! Po Aldo Bumçja, çfare ishte?!

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Kaci i Zi,nuk eshte Yes Man.Ai eshte (deleted)-Men.Simboli i ndyresise politike.

Submitted by LORA (not verified) on

E paska kuptu ene kac-spiuni qe per te bere karriere ne ate nahijen e brekedhjerit te historise,

duhet me patjeter ngrene muti i prijesit te tyre.Bravo kac-spiuni,te bofte mire.

Submitted by luke (not verified) on

Te mos pasurit eksperience ne qeverite e mepareshme nuk eshte e mete por merite o Kaci. Dmth te kesh qene pjese e plackitesve te Nanos dhe Berishes qe e kane katandisur Shqiperine me keq se Afganistani qenka merite? Duhet te behet nje shpelarje e madhe e politikes nga horrat qe na kane qeverisur keto 22 vjet me ne krye kete trapin qe derdellis nga oborri i Saliut, perndryshe me keq ka per tu bere puna.

Submitted by Albi (not verified) on

E vertete, Nano dhe Berisha jane hajdutet, Rama dhe Meta jane qelibar te paster.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.