Gratë nga Ballkani që shkojnë për punë në Katar, kthehen në robinja, madje edhe vriten

Portali "Balkanist", ka bërë publike të dhëna shokuese për gratë që shkojnë për të punuar si shtëpiake apo 'babysitter' në Katar. Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe pritet që një të tillë ta nënshkruajë muaj edhe Kosova.
Por, me të arritur atje punëtoret ballkanase kthehen në robëresha, dhe punëdhënësi edhe mund t’i vrasë, siç raporton INA.
"Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", shkruan Balkanist.
k.c.
Add new comment