Censurohet dhe në fund mbyllet një ekspozitë karikaturash në Turqi, shkak vepra e një kosovari ku kritikohet Erdogan

Postuar në 06 Shtator, 2013 01:20

Mediat kosovare më së pari njoftojnë se një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung”.

Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim. Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova, Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”. Botuesi i kësaj reviste, Erdogan Karayel, i cili jeton në Gjermani, ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i paimagjinueshëm, ka thënë ai. Nga ana tjetër, gazetat  turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.