Video e brutalitetit të opozitës siriane kontrabandohet jashtë Sirisë!

Postuar në 05 Shtator, 2013 15:13

Shtatë ish ushtarë të Assad-it, të zënë rob, të gjunjëzuar me fytyrën në dhé, kurrizet shënuar me të kuqe. Një Komandant i rebelëve u lexon disa rreshta revolucionarë.
"Për pesëdhjetë vjet, ju keni mbështetur korrupsionin... Ne do të betohemi për Zotin e Fronit, se ky është betimi ynë: Ne do të marrim hak." Pasi ua lexon, nxjerr armën dhe ekzekuton njërin me plumb në shpinë. Rebelët e tjerë menjëherë pas tij, ekzekutojnë robërit.
Kjo skenë, e përshkruar nga NY Times është e dokumentuar në një video të kontrabanduar jashtë Sirisë disa ditë më parë nga një ish-rebel, i cili, i neveritur nga vrasjet, rrëfen një pasqyrë të errët të luftës ku shihet sesi rebelët kanë përqafuar disa prej taktikave brutale dhe të pamëshirshme të po atij regjimi që ata po luftojnë të përmbysin.

Elemente të opozitës siriane kanë angazhuar ekstremistë, dhe kanë lidhur aleancë haptazi me Al Kaedën.

Këto brutalitete të rebelëve sirianë po ngrenë dilema në mbështetjen e Perëndimit, komenton NY Times.

k.c.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>sa me shume te zgjase ky konflikt (i pabarabarte) aq me pak &quot;te civilizuara&quot; do te jene veprimet; a kane mundesi tjeter &quot;te vegjlit&quot;?</p>

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Keta rebele&nbsp;jane te vegjel si ata qe rrezuan kullat binjake se&nbsp;jane ne lufte te pabarabarte !!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.