z. Berisha po lë pas... një sistem sekret përgjimi në Kryeministri, me fije deri në Gardë?

Në artikulli kryesor të sotëm, Dita, sjell një shqetësim jo të zakontë për qeverinë që vjen. Sipas gazetarit Habjon Hasani Kryeministria është e mbjellë me aparatura përgjimi, dhe se “të dhënat paraprake sugjerojnë se në këtë institucion është instaluar një sistem i vrojtimit në zyra dhe i dëgjimit ambiental në çdo zyrë dhe që sipas të dhënave paraprake të pazyrtarizuara e ka daljen, pra sallën e kontrollit me kamera dhe aparatura dëgjimi, në Gardën e Republikës.”
Masat janë shtrënguar shumë pas 21 Janarit, masat në kryeministri janë shtrënguar dhe jo vetëm kaq por shumica e punonjësve në kryeministri e dinë ndërkohë se janë nën një vëzhgim dhe kontroll të tejkaluar që prej vitit 2011. Një sistem paralel dhe tepër sekret përgjimi që Dita beson se e ka ideuar kryetari aktual i Shërbimit Sekret Visho Ajazi, një ekspert i mirëfilltë i informatikës dhe ish-zv.ministër i ministrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Ndërsa personat e ngarkuar me përdorimin ekskluziv të të dhënave që prodhon ky sistem special përgjimi në kryeministri janë Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Arben Shkodra, drejtor për administratën si dhe Ivi Kaso, kreu i Departamentit të Kontrollit në Kryeministri.
Pra, u dashka “të priten fijet”. Por më parë duhet të gjenden.
k.c.
I plotë:
Comments
Dita eshte bo me keq se 55-a
Dita eshte bo me keq se 55-a vallaj
Gazetari investigative eshte
<p>Gazetari investigative eshte kjo, jo shaka! asnje burim i cituar, konkluzione te arritura me parimin "do te behen dardhat se me pelqejne mua", gazetare djerre qe shesin paranojat e tyre ne tregun e gjepures. Hedh nje budalla nje gur ne lume e mbyten 100 te mençur per ta nxjerre..</p>
Add new comment