Kryeministri serb lëshon pe për paradën e krenarisë Gay

Pas disa kohësh “pezullimi” parada gay në Beograd mund dhe të mbahet, ndoshta prej presioneve të Komunitetit perëndimor ndaj Serbisë.Por, ajo do të mbahet vetëm nëse siguria e pjesëmarrësve dhe e qytetit do të garantohet plotësisht nga autoritetet tha kryeministri serb, Ivica Daçiç. Komuniteti LBGT ka kërkuar leje për të organizuar paradën e krenarisë së homoseksualëve në datën 28 shtator.”Nuk kemi qenë kundër paradës gay, por kryesorja në çdo situatë është që të garantohet siguria publike dhe ajo e pjesëmarrësve”, deklaroi Daçiç.
Në një paradë të mëparshme, në datën 10 tetor 2010, grupet ekstemiste dhe homofobe sulmuan pjesëmarrësit në paradë dhe u konfrontuan me policinë, duke shkaktuar një kaos të vërtetë në kryeqytetin serb, sipas TCH.
Ne.Su.
Comments
Beogradi e ka provuar mire se
<p>Beogradi e ka provuar mire se cfare do te thote te mos leshosh pe ndaj kerkesave te perendimit..! Jane zbutur mjaft me kalimin e viteve, u ka humbur krenaria dhe me sa duket vetem pjesemarresit ne Gay parade kane luksin te ndjehen krenare...</p>
Add new comment