Studimi, 72% e të rinjve shqiptarë konsumojnë alkool, në rritje edhe numri i konsumatorëve të lëndëve narkotike

Abuzimi me drogën dhe alkoolin duket se është problemi kryesor që ka prekur gjerësisht rininë shqiptare. Kështu rezulton nga përfundimet e Studimit Evropian për përdorimin e drogave dhe pijeve alkoolike nga ku vërehet një rritje e të rinjve përdorues të këtyre substancave. Sipas studimit, rreth 3/4 apo rreth 72 për qind e të rinjve, kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike, rreth 7.8% e tyre kenë përdorur pije alkoolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre. Për specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, konsumimi i alkoolit nga të rinjtë lidhet pashmangshmërisht edhe me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në vendin tonë. Edhe duhani mbetet gjithashtu i preferuar. Studimet tregojnë se cigarja e parë nis rreth moshës 10 vjeç, ndërsa në moshën e adoleshencës rezulton se më shumë se një e treta e të rinjve kanë konsumuar të paktën një herë në jetë duhan. Shifra të larta u raportuan edhe përdorimin e lëndëve narkotike. Rreth 13% e të rinjve të anketuar, pohuan se kishin provuar minimalisht një herë një lloj droge të paligjshme.
R.R.
Add new comment